MC Networking

Samiti, Starova: Shqipëria probleme me qeverisjen, Ballkani i Hapur nëpërkëmbë statusin e Kosovës (VIDEO)

Ish-zëvendësministri i mbrojtjes, Arjan Starova në studion e lajmeve në ‘MCN Live’ ka komentuar lidhur me samitin e Bashkimit Europian për të cilin u shpreh se vendi ynë ka probleme me keqqeverisjen, ndërsa vetoja bullgare sipas tij përdoret si alibi nga kryeministri Rama.

Sa i përket Ballkanit të Hapur, ai tha se nuk është i plotë dhe se sipas tij ky proces nëpërkëmbë statusin e Kosovës.

Keqqeverisja, krimi, korrupsioni, shtimi borxhit, investimet jo prodhuese etj etj kanë krijuar një mungesë shprese në Shqipëri, por kjo nuk është diçka që se vë re bota dhe pastaj thuhet ajo shprehja e famshme si ka plotësuar detyrat. Problemi i dytë lidhet me faktorin e jashtëm i cili është i dyfishtë që janë Ballkani i Hapur dhe veto e Bullgarisë. Bullgarinë kryeministri ynë e përdor si alibi se Shqipëria ka mbetur peng se ajo duhet të ishte brenda por në fakt Shqipëria ka shumë probleme të qeverisjes, ndërsa Ballkani i hapur nuk është i plotë dhe ai nëpërkëmbë statusin e Kosovës.

Ndërsa duke folur për influencën ruse në Ballkan, Starova deklaroi se zgjerimi i saj në Ballkan bëhet në formë hibride. Ai u shpreh se duhet ti jemi shumë mirënjohës popullit Ukrainës për rezistencën e bërë sepse ajo luftë nuk është e Ukrainës.

Po e nis me diçka të fortë, nëse plani Putinit ishte 5 ditë për të vendosur atje qeverinë pro ruse, Ballkani do kishte parë zhvillime të tjera, ndoshta dhe përplasje me armë, por për fat të mirë kjo nuk ndodhi dhe për këtë duhet ti jemi mirënjohës sepse lufta e Ukrainës nuk është vetëm për Ukrainën. Influenca ruse në Ballkan nuk duket, ajo bëhet në mënyra të fshehta përmes medias, rrjetet sociale, duke përhapur histori për të gërryer besimin tek e ardhmja. Një influencë tjetër është se unë shoh që përpjekjet që kanë bërë kjo qeverisje këtu në Shqipëri janë të ngjashme me ato që bën Putini atje. Rama duket se punon për një Shqipëri turistike dhe jo për vendin.

Sa i përket Kosovës, ai theksoi se ajo duhet ta kishte marrë liberalizimin e vizave dhe se kjo është e vonuar.

Kosova duhet ta marrë liberalizmin e vizave sepse ky është një turp dhe faji është vetëm nga ana e Bashkimit Europian, është shumë i tej zgjatur, ose ka ndonjë varg arsyesh që nuk dalin hapur, por kjo zvarritje për mua është e pakuptimtë.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Samiti, Starova: Shqipëria probleme me qeverisjen, Ballkani i Hapur nëpërkëmbë statusin e Kosovës (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.