MC Networking

PE miraton raportin për t’i dhënë statusin e vendit kandidat në BE Ukrainës dhe Moldavisë

Parlamenti Evropian ka miratuar me 529 pro, 45 kundër dhe 14 abstenime raportin për t’i dhënë Ukrainës dhe Moldavisë statusin e vendit kandidat.

Deputetët shprehen “në kontekstin e luftës brutale ruse të agresionit kundër Ukrainës, kjo zgjedhje do të tregonte lidership, vendosmëri dhe largpamësi”.

Ata shtojnë “se nuk ka procedurë të përshpejtuar për anëtarësimin në BE” dhe se ky mbetet një proces bazuar ne meritë. Lëvizjet e fundit të Brukselit kanë për synim të rrisin moralin e Ukrainës që po përballet në beteja të ashpra me forcat ruse në Lindje të vendit.

Edhe pse miratimi i kërkesës së qeverisë së Kievit nga udhëheqësit e BE-së që takohen në Bruksel është vetëm fillimi i atij që do të jetë një proces shumëvjeçar, ai nënkupton një ndryshim të madh gjeopolitik dhe do të irritojë Rusinë, raporton “Reuters”.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
PE miraton raportin për t’i dhënë statusin e vendit kandidat në BE Ukrainës dhe Moldavisë | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.