MC Networking

Mos lejimi i celularëve në gjyq/ Daci: Vendim pa bazë ligjore, shmanget regjistrimi i shkeljeve (VIDEO)

Avokati Jordan Daci e konsideroi një urdhër pa bazë ligjore vendimin e Gjykatës Administrative që avokatët të mos mbajnë telefona celularë në seancat gjyqësore. Duke folur në "MCN Live" Daci tha se qëllimi i vendimit mund të jetë shmangia e publikut në regjistrimin e momenteve kritike, kur ka shkelje të rënda në seancë. Po ashtu Daci tha se ky urdhër vendos në pamundësi avokatët që të ushtrojnë profesionin.

Dje u përballa për herë të parë me këtë urdhër, që përveç se abuzon haptas me pushtetin sepse s’ka asnjë bazë ligjore. Edhe sikur të kishte një bazë ligjore do ishte idiote, sepse Kushtetuta parashikon që të drejtat kufizohen vetëm me ligj. Është një klimë që reflekton klimën e përgjithshme në sistemin gjyqësor, ku mbrojtësit nuk po trajtohen me dinjitetin e duhur profesional dhe janë në pamundësi të ushtrimit të ndikimit. Telefonat e zgjuar, janë mjete pune sepse teknologjia tanimë ofron dhjetëra mundësi. Është burim edhe informacioni. Askush s’mund të pranojë që telefoni celular të përdoret në sallë gjyqi dhe për këtë s’ka nevojë të dalë një urdhër. Ky urdhër në vetvete vendos në pamundësi objektive që profesionistët e së drejtës të ushtrojnë profesionin. Sot shumica e kolegëve nuk përdorin më axhenda fizike, por elektronike. Unë kam vendosur që jo vetëm do ta kundërshtoj, jam angazhuar edhe në një fushatë publike kundër fenomenit, ku gjykata të caktuara gjejnë zgjidhje jashtë çdo logjike. Çfarë i shqetëson celulari në sallën e gjyqit! Bëjnë shkelje të ligjit sepse seanca duhet regjistruar. Qëllimi është që të shmangin që publiku të regjistrojë momente kritike kur bëhen shkelje të rënda. Fenomeni tregon klimën tejet armiqësore ndaj avokatëve dhe ndaj palëve. Edhe një student i vitit të parë s’do pranonte ta quante të ligjshëm një akt të tillë. Një gjykatë që pretendon se do mbrojë ligjshmërinë e akteve, kjo tregon se duhet të kesh fare pak ose aspak besim te zgjidhja e drejtë e rasteve”.

Jordan Daci foli edhe mbi bojkotin që po u bëjnë avokatët seancave si kundërshti ndaj hartës gjyqësore, që tanimë ka hyrë në javën e dytë të tij. Daci dha edhe një propozim se si mund të plotësohen vendet bosh në gjykata.

Edhe pse ka bojkot të masave të sigurisë askush nuk reagon. Ky duhet të jetë ndër rastet e pakta në botë. Kur mbyllim gjykatat s’ka drejtësi. Është një zinxhir profesionesh që janë pazgjithshmërisht të lidhura me gjykatën. Zgjidhja që ne mendojmë dhe shpresoj të merret seriozisht është që në kushtet kur sistemi jonë nuk mund t’i plotësojë vendet e lira, nga të larguarit e Vetingut, e vetmja zgjidhje e përkohshme është që të kemi angazhim në radhët e akademikëve dhe profesionistëve të lirë. Dhoma jonë numëron rreth 17 mijë anëtarë dhe 4 mijë aktiv, ka një potencial më të madh se gjyqësori për të ndihmuar Shqipërinë”.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Mos lejimi i celularëve në gjyq/ Daci: Vendim pa bazë ligjore, shmanget regjistrimi i shkeljeve (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.