MC Networking

Berisha: Protesta në 7 korrik s’është vetëm e PD! Rama do të largohet

Në hyrje të seancës parlamentare ditën e sotme, kryetari i zgjedhur i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli për protestën e paralajmëruar për në 7 korrik, për të cilën tha se u vendos mbrëmë pas një tryeze me drejtues dhe aktivistë të shoqërisë civile.

Berisha deklaroi se qytetarët shqiptarë duke filluar nga interesi kombëtar, shëndeti, vendi i punës dhe xhepat e tyre, ndjejnë se janë në rrezik të madh dhe ndjejnë një thirrje të brendshme se duhet t’i dalin zot vetes dhe të marrin në dorë fatin e tyre dhe vendit.

Protesta është e hapur për gjithë shqiptarët në 7 korrik, në orën 19.00 të darkës, në Tiranë, në rrugë dhe sheshet e saj më të mëdha. Tirana e tëra do të derdhet.

Do të protestohet para shqiptarëve në radhë të parë dhe natyrisht do të protestohet ndaj qeverisë dhe parlamentit.

Me vendosjen e monizmit dhe zhdukjen e check e ballance, kushtetueshmëria e kësaj qeveria ka rënë para shqiptarëve. Nëse do jetë protesta e vetme gjatë verës, ajo do të vendoset.

Protesta buroi nga shpirti dhe zemra e pjesëmarrësve, si një koalicion i paparë i shoqërisë civile.

Me drejtuesit e lartë të PD është konsultuar protesta, por për datën iu la nderi shoqërisë civile, se kjo nuk është një protestë vetëm e PD, por e PD dhe shoqërisë civile.

Duhet që data të gjente miratim të plotë nga shoqëria civile. Rama nuk është larguar por do të largohet.

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Berisha: Protesta në 7 korrik s’është vetëm e PD! Rama do të largohet | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.