MC Networking

Apartamente, garazhe, makina luksi dhe tokë në emër të babait/ Sekuestrohen pasuritë e Robert Pecit

Prokuroria Tiranë sekuestron pasuritë e shtetasit Robert Peci për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, për mos justifikim të disa apartamenteve në emër të babait, garazheve dhe makinave të luksit.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar procedimin penal nr.6267 të vitit 2021, për veprën penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, ndaj shtetasit Robert Peci.

Me kërkesë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.1336 të datës 21.06.2022 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhënë ndaj subjektit Robert Peci dhe personave të lidhur, janë sekuestruar pasuritë e mëposhtme:

-Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 6800 m2, ne emër të shtetasit A.P, babai i subjekti të hetimit, e cila ndodhet në bashkia Valarë, Gjirokastër.

-Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 67.25 m2, ne emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.

-Pasuria e llojit garazh me sipërfaqe 17.5 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.

-Pasuria e llojit garazh me sipërfaqe 17.5 m2 e cila është regjistruar në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.

-Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 93.38 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.

-Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 48.6 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.

-Pasuria e llojit garazh me sipërfaqe 17.78 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.

-Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 105 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit, e ndodhur në Tiranë, Komuna e Parisit.

-Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 58.42m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit, e cila ndodhet në Tiranë, Komuna e Parisit.

-Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 53 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit, e ndodhur në Yzberisht.

-3 automjete të markave Range Rover Sport, Hyndai ngjyra gri dhe Audi Q5 tipi 8 në pronësi të shtetasit Robert Peci.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Apartamente, garazhe, makina luksi dhe tokë në emër të babait/ Sekuestrohen pasuritë e Robert Pecit | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.