MC Networking

Sejamini: Me Ramën nuk fitohet me forcë dhe me dhunë, PD duhet të ndryshojë mënyrën si bën opozitë

Gazetari Neritan Sejamni tha mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit” se problemi i PD-së është se sa kjo parti është në gjendje të fitojë zgjedhjet në të ardhmen. Sejamini tha se PD duhet të ndryshojë mënyrën si bën opozitë pasi me Ramën nuk mund të fitojë me dhunë dhe forcë.

Supozoni që PD në 2023  fiton bashkinë e Tiranës dhe Durrësit. Problemi i PD është sa është në gjendje të fitojë zgjedhjen. Po fitove Tiranën dhe Durrësin, fitove dhe 2025. Një nga problemet.

Unë nuk e di kush ka manipuluar në PD. Këta aty kanë qenë. Çështja është a do ketë primare për zgjedhjet e kandidatëve, nëse po do të jetë pozitive. Nuk ka primare për zgjedhjen e kryetarin. Kryetari ka vetëm një zgjedhje. Primare ka koncept vetëm  për zgjedhjet që voton populli. Berisha është kryetari i PD, çështja e Berishës dhe PD është e rendësishme. A do bëhet konkurruese? Elektorati do një parti demokratike.

Partia nuk duhet të jetë e ndërtuar me celula si në kohën e Enverit. Nuk ka nevojë për degë, ka nevojë për kordinatorë. Ju bëni zgjedhje për seksionin, është koncept komunist.

Ajo që ju e keni strukture politikë duhet të jetë strukturë administratorë. Ju jeni me konceptin e sovjetikës.

A do hape partia për zgjedhjet politike, a do sjellë elitë të re. Kandidat për bashkinë do të jenë të re.

Ka vetëm një mundësi që  PD të fitojë zgjedhje. Të krijojë një grupim njerëzish që të percepohem si të ndershëm dhe të aftë për të qeverisur.

PD duhet që me këta grup njerëzit të flasë me njerëzi. Me Ramën nuk fitohet me forcë dhe me dhunë, fitohet butë. PD duhet të ndryshojë qasje si bën opozitë, duhet qasje qytetare.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Sejamini: Me Ramën nuk fitohet me forcë dhe me dhunë, PD duhet të ndryshojë mënyrën si bën opozitë | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.