MC Networking

Nano: Hapësirat publike janë laike, duhet ti mbrojmë që të mos zaptohen nga besimet fetare

Gazetari Mustafa Nano në studion e emisionit Të Paekspozuarit në MCN TV duke folur për besimet fetare, deklaroi se fetë kanë vendin e vet në shoqëri dhe se hapësirat publike duhet të mbeten laike.

Ai tha se besimtarëve u janë krijuar mundësitë për të ushtruar besimet e tyre, prandaj hapësirat nuk duhet të pushtohen nga njerëz besimtarë.

Unë kam një shqetësim që e kam shprehur prej kohësh. Etërit themelues i ka bërë bashkë një qasje laike në aspiratën për të ndërtuar një shtet. Naim Frashëri ishte besimtar, perëndimi ishte dashuria që i bënte bashkë këta. Fetë kanë vendin e vet në shoqëri.

Feja është e ndarë nga politika dhe me këtë kuptoj se hapësira publike që na përket të gjithëve duhet të mbetet laike, të bëjmë çmos që të mos zaptohet nga njerëz që kanë besime fetare. Po bëhet xhamia, apo kisha është aty, pra u është krijuar mundësia për të ushtruar besimin e tyre pa ndonjë problem.

Në Britani që janë multietnik bëjnë shumë kujdes që ti respektojnë të gjitha dhe kjo bëhet duke i bërë thirrje besimtarëve që të mos pushtojnë hapësirat e tjera. Për mua duhet të hiqet dhe ezani dhe këmbana, sepse këto janë një nga format e protagonizmit fetar. Në perëndim i kanë hequr këto, mua më shqetëson ekstremizmi jo besimi fetar. Unë besimin e përfytyroj si diçka që ushtrohet qetë pa bujë.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Nano: Hapësirat publike janë laike, duhet ti mbrojmë që të mos zaptohen nga besimet fetare | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.