MC Networking

Kulluri: PD ka rënë në hipokrizi, Berisha nuk ka ikur asnjëherë

Ish- anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV,  deklaroi se PD është një parti që ka rënë në hipokrizi dhe se Berisha ka bërë një lëvizje personale, për shkak të përjashtimit nga Basha.

Ai tha se Berisha nuk është rikthyer sepse ka qenë gjithmonë në parti, por thjesht ka larguar Bashën, të cilin e quajti "pinok i vogël".

Kjo parti ka rënë në një hipokrizi. Këtu mungon koherenca morale e zotit Berisha dhe Rithemelimit për Bashën, që ka qenë pjella e tyre dhe i mbështetur prej tyre. Berisha heshte dhe mbështeste Bashën në çdo humbje. Berisha nuk doli kundër Bashës, sepse humbi zgjedhjet, madje u përqafuan, por doli sepse SHBA-të, detyruan Bashën ta përjashtonte nga grupi parlamentar.

Në këtë parti nuk ka votë të lirë. Kryetarët e degëve zgjidhen për tre ditë. Bëhen zgjedhje në bazë me proces fiktiv, të falsifikuara. Këta e panë si revansh. Berisha nuk është rikthyer, aty ka qenë. Iku pinoku i vogël, i papërgjegjshëm

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Kulluri: PD ka rënë në hipokrizi, Berisha nuk ka ikur asnjëherë | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.