MC Networking

E rëndë në Tiranë/ Polici vret policin brenda në komisariat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, në ambientet e brendshme të Komisariatit numër 3.

Gazetarja e MCN, Anduena Llabani raporton se një punonjës policie ka qëlluar me armën e shërbimit kolegun e tij.  

Punonjësi është dërguar në spital në gjendje të rëndë, është shtetasi Çaush Saliasi, i cili është futur në sallë. Si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë. Ndërsa autori është Ludian Zaimi, dhe ndodhet në komisariat.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur grupet nga Drejtoria e Policisë në Tiranë, për të vijuar hetimet mbi rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.05.2022, rreth orës 21:20, në rrugën "Mine Peza", në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në rrethana ende të paqarta, punonjësi i Policisë, shtetasi L.Z., ka plagosur me armë zjarri shtetasin Ç.S., të dy me detyrë oficerë të Patrullës së Përgjithshme.

Si pasojë e plagëve të marra,  punonjësi i Policisë Ç.S. ka ndërruar jetë në spital. 

Grupi hetimor nën drejtimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Prokurorisë së Tiranës, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Autori i dyshuar është ndaluar dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në ambientet e Komisariatit nr. 3 kanë shkuar një grup i posaçëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, përfshirë ekspertë të Drejtorisë së Standardeve Profesionale dhe nga Departamenti i Rendit dhe Sigurisë Publike. 

Në përfundim të veprimeve të para hetimore do të ketë një njoftim më të plotë për media.

 

  • Comments

1 Comments:

  1. Default User Picture
    Skrd (not verified)May 23, 2022 21:31 PM

    Karinpidh e xhaxh! Nuk e ka vrare, por e ka plagosur. Koqe kandari!

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
E rëndë në Tiranë/ Polici vret policin brenda në komisariat | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.