MC Networking

Video/ Digjen dy makina gjatë natës në lagjen “10 Korriku” në Vlorë

Digjen dy automjete gjatë natës në Vlorë. Rreth orës 02:00 është marre njoftim se një makinë po digjet në lagjen 10 korriku te qytetit të Vlorës.

Zjarrfikësit së bashku me policinë kanë shkuar në vendngjarje kur kanë bërë të mundur të shuajnë flakët që kishin përfshirë makinën tip fiat 500 me targa bullgare në pronësi të F.J.

Flakët kanë përshkuar dhe një makinë tip Mercedes e cila ka qenë parkuar pranë makinës tip Fiat.

Nga këqyrja e vendngjarjes dyshohet se është zjarrvënie e qëllimshme. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes duke marrë dhe kamerat e sigurisë në atë zonë.

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Video/ Digjen dy makina gjatë natës në lagjen “10 Korriku” në Vlorë | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.