MC Networking

Temperatura të larta deri 29°C, njihuni me parashikimin e motit për sot

Mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta i gjithë territori i vendit ku në zonat malore dhe zona të izoluara në ultësirën perëndimore do të gjenerojnë shira të dobët dhe lokalë.

Orët e mbrëmjes sjellin largim gradual të vranësirave në të gjithë vendin duke ri-sjellë motin e kthjellët.

Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit do të mbeten të larta si mëngjes, dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 29°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi veri-veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare  dallgëzimi mbi 2 ballë.

Rajoni dhe Europa

Si pasojë e zhvillimi të një qëndre të fuqishme ciklonare në Jugperëndim të Europës me ndikim deri në brendësi të kontinentit do të sjellë rrebeshe shiu dhe stuhi të forta ere në gadishullin Iberik, Europën qëndrore dhe pjesërish në Ballkan.

Po ashtu, mbetet me reshje dëbore dhe ngrica situata meteorologjike për vendet Lindore. Ndersa e pjesa tjeter e kontinentit mbizotërohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti të jetë i kthjellët dhe i ngrohtë.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Temperatura të larta deri 29°C, njihuni me parashikimin e motit për sot | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.