MC Networking

Tarifa: Do doja që Presidenti të zgjidhej nga populli, të ishim Republikë gjysmë Presidenciale

Profesori Fatos Tarifa deklaroi në emisionin “Arnautistan” në MCN TV se do ishte mirë që Presidenti në Shqipëri të zgjidhej nga populli.

Tarifa foli për një Republikë gjysmë-Presidenciale duke sjell si shembull të mirë Kroacinë.

Do të doja që edhe Presidenti të zgjidhej nga populli, të ishte Republikë gjysmë Presidenciale. 100 deputetë do ishin mjaft, 70 do ishin edhe më mirë.

Kroacia është shembull i mirë, jo tërësisht Presidenciale por ku Presidenti zgjidhet nga populli.

Këtu ke frikë të flasësh, duhet të përmendësh patjetër “sipas kryeministrit, për kryeministrin”.

Po ashtu ai tha se Shqipëria duhet të ketë një plan B lidhur me BE-në, pasi vet BE-ja s’është e sigurt nëse do të vijojë si projekt.

Njerëzit e zgjedhur duhet të kenë mendim sovran. Unë duke qenë skeptik për BE-në them se duhet patjetër të kemi një plan tjetër, një rrugë tjetër. Ideja e shpërbërjes së BE-së ka 15 vite që flitet”.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Tarifa: Do doja që Presidenti të zgjidhej nga populli, të ishim Republikë gjysmë Presidenciale | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.