MC Networking

Stafa: Islami i dha gruas të drejta, nuk konsiderohet një shkallë poshtë burrit

Teologu mysliman Xhemis Stafa debatoi në emisionin “Arnautistan” në MCN TV me moderatorin Mustafa Nano lidhur me mënyrën se si konsiderohet gruaja në Kuran.

Teologu tha se nuk është e vërtetë që në Kuran thuhet se gruaja qëndron një shkallë poshtë burrit. Megjithatë ai vuri në dukje dallimet që ekzistojnë mes gruas dhe burrit. 

Nuk e thotë. Zoti madhështor ka krijuar burrin edhe femrën. Evën e krijoi nga brinja e Ademit, nuk e krijoi nga këmbët që gruaja ta shkelë me këmbë, as na koka, që ta drejtojë, por nga brinja që ta dashurojë. Ka ndryshime mes burrit dhe gruas. Gruaja quhet seks i dobët. Femrën Zoti e ka bërë të bukur në konstrukt. Të dy ndryshojnë, nuk janë të barabartë. Burrin Zoti e ka bërë bari të familjes. Ka edhe gra që ua kalojnë burrave, por s’mund të bëhet rregull i përgjithshëm. Unë nuk jam më i zoti se ime shoqe në çdo gjë. Burri merr pjesën e një lideri në familje. Një femër që mund të jetë e zonja, është e lirë. Gruaja pa burrin, jo se nuk e përballon jetën, por e shikon si barrë më të madhe. Prandaj Zoti e ka bërë burrë-grua, s’e ka bërë burrë-burrë siç na predikohet. Një femër që lind është e barabartë me dhimbjen e thyerjen e 30 kockave të burrit. Mjekra ka qenë cilësi e profetëve dhe pastaj erdhi te Aleksandri i Madh. Në fenë islame do të thotë urtësi, mirësi. Nga ndryshon luani me luaneshën nga krifa, edhe burri me gruan. Një grua që s’mbulohet patjetër mund të jetë myslimane. Në ritin e faljes është detyrim mbulesa. Kur erdhi Islami e nderoi gruan, i dha të drejta. Arabët para Islamit i vrisnin vajzat. I dha të drejtë trashëgimie. Islami jo vetëm e vlerëson femrën, por profeti Muhamed thotë që kush edukon tre vajza hyn në xhenet”.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Stafa: Islami i dha gruas të drejta, nuk konsiderohet një shkallë poshtë burrit | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.