MC Networking

“Serbrenica”, Berisha: Shqipëria vendi i vetëm që nuk ka aprovuar një rezolutë të tillë, duhet ta organizonte më mire refuzimin (VIDEO)

Ish-zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Anton Berisha ka folur përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv votën kundra nga Kuvendi i Shqipërisë për rezolutën për njohjen e masakrës së Srebrenicës si gjenocid. Berisha tha se është vendi i vetëm që nuk e ka aprovuar një rezolutë të tillë dhe se duhet të kishte gjetur një mënyrë tjetër për të bërë refuzimind he jo nëpërmjet një votimi kundër.

Çështja e inicimit dhe e raporteve të politikave në Shqipëri është çështje e brendshme që nuk kisha hyrç se është politikë e një shteti tjetër. Është me rëndësi efekti që jep Shqipëria në raport me rajonin dhe PE. PE ka përcaktuar 11 korrikun si ditë të përkujtimit të gjenocidit në Serbrenicë. E ardhmja mund të ndërtohet në Ballkanin  Perendimor vetëm duke ndjekur drejtësinë. Edhe Mali i Zi dhe Kosova e ka aprovuar këtë rezolutë. Edhe Maqedonia e Veriut më herët. Shqipëria vendi i vetëm që nuk ka aprovuar një rezolutë të tillë. Mendoj që Shqipëria duhet ta organizonte më mirë refuzimin, jo përmes votimi kundër, por nëpërmjet një modeli më pak goditës.

Berisha tha se tani ishte moment ii duhur që Kosova të dorëzonte kërkesën për anëtarësim në Këshillin Evropian dhe se veprimit që shteti merr nuk kanë pse maten fare me reagiin e Serbisë.

Shteti i Kosovës si shtet i pavur dhe sovran nuk ka arsye që çdo veprim ta masë me atë se si reagon Serbia. Ata mund ta dramtatizojnë situatën, por ne ndjekin një procedurë normale të një shteti që shtet kërkon të integrohet. Tani jemi në një situartë të re, ka qenë e logjikshme për aplikimin. LDK e ka bërë publike përkrahjen.

Përsa i përket deklaratave nga ministry i Jashtëm serb, Berisha tha se janë politike lokale e fshatare dhe se Kosova nuk duhet të merret me deklarata të tilla.

Unë e përcolla ministrin e Jashtëm. Mendoj se ata me ato politika alla serbe lokale, fshatarë që janë bërë të bezdishme. Nga njëra ana ankohen për dialogun, nga ana tjetër vijojnë me mohimin e Kosovës. Ne nuk duhet të merremi me deklarata e tilla. Detyra jonë është të japim maksimumin dhe të lobojmë në shtet antëre të KE për të suiguruar shtet e mjaftushme.Kjo është shkelje e marrëveshjes së Uashingtonit.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
“Serbrenica”, Berisha: Shqipëria vendi i vetëm që nuk ka aprovuar një rezolutë të tillë, duhet ta organizonte më mire refuzimin (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.