MC Networking

Gaçe: Politika, biznesi më i madh në Shqipëri! Nofka e “oligarkut”, e padrejtë!

Gazetarja Ornela Gaçe deklaroi në emisionin “Arnautisan” në MCN TV se biznesi më i madh në Shqipëri është politika.

Sipas saj politika ka futur infiltrime brenda botës së biznesit, që të nxjerrë në emër të tyre përfitime publike. Gaçe tha se nofkën e "oligarkut" në Shqipëri e mbajnë në mënyrë të padrejtë disa emra.

Esenca është që biznesi do shumë shërbime, pasi ai është motori i shoqërisë. Kam krijuar edhe një agjencinë time të eventeve. Biznesi më i madh në këtë vend është politika. Dhe ka futur infiltrime brenda botës së biznesit, që në emër të tyre ka përfitime publike dhe nofkën e oligarkut e mbajnë në mënyrë të padrejtë disa emra. Sipërmarrësit e tjerë janë ata që i shërbejnë ekonomisë së këtij vendi. Ndaj tyre duhet të kemi mirënjohje sepse mbajnë mijëra vet në punë, zhvillojnë ekonominë e këtij vendi. Biznesi është motori që vë në lëvizje ekonominë shqiptare. Të bësh biznes sot në Shqipëri ke atribute heroi. Shteti sot biznesin e shikon si kasap. Shteti e sheh me atë që çfarë t’i marrë dhe taksa t’i vendosë. Asnjëherë biznesi nuk pyetet.

Pjesa më e madhe e bizneseve po duan të futen vetë në politikë për të ruajtur kapitalin, sepse shteti s’ta garanton më. Pjesa më e madhe e bizneseve synon të ketë një krah në politikë që thjesht mos i dëmtojnë. Kjo s’është normale. Inspektori s’ka pse t’i bëjë terror biznesit. Këta shkojnë me paramendimin për t’i vënë gjobë për të mbushur arkën e dikasterit apo shtetit”.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top