MC Networking

Çani: Presidenti i ri do jetë në shërbim të qeverisë, Elezi kandidat real përballë Berishës (VIDEO)

Analisti Arian Çani foli në MCN TV mbi procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri, duke theksuar se ai do të jetë në shërbim të qeverisë Rama, pasi s’ka kryetar shteti mbi palët.

Ndarja që media i bën nëse Presidenti duhet të jetë figurë politike apo nga shoqëria civile nuk ekziston, shoqëria civile ka vite që ka vdekur në Shqipëri. Ka tek tuk disa individë që mund të jenë të lirë, nuk kanë asnjë impakt. Emri që do jetë një emër që ka në mendje Rama, qoftë burrë qoftë grua do jetë në shërbim të kësaj qeverie. Nuk ka mbi palët në këtë vend, nuk ekziston mbi palët. Siç ishte Meta në fillim dhe u prish rrugës”.

Duke u ndalur te deklaratat e Yuri Kim, Arian Çani u shpreh se nëse Amerikës do t’i interesojë të rrëzojë Ramën, mund të ndryshojë qëndrim ndaj Berishës.

Ajo është diplomate dhe e di çfarë flet. E di që jemi pak ditë para zgjedhjes së Berishës dhe ajo ashtu do flasë, do mbrojë ambasadën, DASH. Nuk besoj se flet me gjuhën e vet, është përfaqësuese e DASH në Shqipëri. Jam i bindur që pas 22 majit prapë mund ta thojë atë gjë, por varet si amerikanëve u intereson. U intereson që ta rrëzojnë Ramën dhe të shkaktojnë ndonjë konflikt në rajon? Do sjellin Berishën sepse është më i fortë. Është lojë me kukulla. Amerikanët, në momentin që u intereson Berisha, i harrojnë të gjitha këto”.

Analisti thotë se Ibsen Elezi është kandidat real përballë Berishës, dhe nuk ka ngjashmëri me fenomenin “Maqo Lakrori”.

Kam dëgjuar që Elezi është personazh që mëton të jetë njeri i lirë. Më thanë që është njeri me shkollim të mirë, që është i lexuar, i formatuar mirë. Kam përshtypjen nuk është kandidat ‘fake’, është i vërtet. Nuk është se e ka futur Berisha, siç ndodhte me Ramën me Maqo Lakrorin. Ajo që më bën të buzëqesh çfarë nevoje ka Berisha për fushatë. Pavarësisht se Berisha është ujk i vjetër, ky Ibseni ka për të marrë me shumë vota nga ç’kanë menduar disa”.

Arian Çani e konsideroi një ide mendjehapur që në PD një ditë të votohet nga qytetarët dhe jo vetëm anëtarët për kreun e partisë.

Kam parë që në disa vende të Evropës, disa parti kur kanë qenë në krizë, për t’u ringritur kanë tentuar të bëjnë këtë lëvizje. Të hapin partinë në kuptimin më të gjerë të fjalës. Të bën të ëndërrosh. Më vjen keq që në Shqipëri PD-ja s’e vë në jetë. Sepse Berisha është non grata. E mirëkuptoj Berishën që s’do të riskojë. Por jo tani. Po ta kisha unë në dorë këtë do bëja. Kryetari i parë pas Berishës kështu do duhej të zgjidhej. Ka disa parti që e kanë bërë dhe janë të suksesshme. Duhet të jetë njeri mendjehapur që ta bëjë. Duket utopike për Shqipërinë, por shpresa vdes e fundit”.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top