MC Networking

Gjendet rivali i parë i Berishës, Ibsen Elezi: Kandidoj për kryetar të PD (VIDEO)

Sali Berishës i gjendet rivali i parë për postin e kryetarit të Partisë Demokratike, garë e parashikuar për t’u mbajtur më 22 maj, pas tërheqjes së Edvin Kullurit dhe Fatbardh Kadillit, të cilët nuk kanë aplikuar për këtë post.

Në një lidhje për MCN Tv, ish kryetari i Partisë Demokratike Kukës, Ibsen Elezi, deklaroi se do të garojë për postin e kryetarit.

Ditën e djeshme para orës 12.00 të drekës, kam dorëzuar kandidaturën për postin e kryetarit të Partisë Demokratike. Më kanë kërkuar një formular vetëdeklarimi të cilin ua kam dërguar me email. Kam mbështetur një kandidaturë të Edvin Kullurit për kryetar, por vendosa të garoj vetë.

Ndër të tjera shtoi se nuk e di se pse ende grupi i punës për zgjedhjet në PD, nuk ka publikuar ende zyrtarisht dhe publikisht kandidaturën e tij.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Gjendet rivali i parë i Berishës, Ibsen Elezi: Kandidoj për kryetar të PD (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.