MC Networking

Kasa: Kërkojmë përjashtimin e tarifave të reja të energjisë, ndikim me pasoja të rënda për turizmin (VIDEO)

Unioni Turistik Shqiptar, ditë më parë i ka dërguar një letër Kryeministrit Edi Rama, ku i kërkon marrjen e masave, lidhur me zgjidhjen e problematikave, të cilat pengojnë ecurinë e Turizmit.

Lidhur me këto kërkesa, kryetari Unionit Turistik, Rrahman Kasa, thotë për edicionin e lajmeve në MCN TV, se për shkak të goditjes së marrë nga tërmeti, pandemia dhe tani, nga rritja e çmimit të karburanteve dhe energjisë, kjo situatë e është bërë shumë e vështirë për turizmin dhe veçanërisht për hotelerinë.

Kasa thotë se qeveria duhet t’iu mundësojë hoteleve heqjen e limitit maksimal për prodhimin e energjisë diellore, në mënyrë që të përballohet konsumi që nevojitet, pasi aktualisht ka hotele që konsumojnë mbi 2000 KW në muaj, dhe ligji nuk iu lejon më shumë se 500 KW.

Ky sektor do të ndeshet me pasoja shumë të rënda që do të ndikojnë në mbarëvajtjen e turizmit dhe prishjen e imazhit turistik të vendit për shkak të mosrespektimit të marrëveshjeve të lidhura me partnerët tanë ndërkombëtarë që operojnë me fluturime charter në Shqipëri dhe që i kanë parapagurar hotelet sipas kontratave të garancisë.

Sektori i hotelerisë ankohet se kosto është rritur për 40 %, aty futen të gjitha, që d.m.th. se nëse çmimi ka qenë 50€, tani ka shkuar në 70 €, kush do ta paguajë këtë, kjo nuk mund të ndodh në asnjë mënyrë, sepse ata kanë bërë një kontratë paraprake. Për këtë arsye ne si shoqata më e madhe e komunitetit të biznesit të turizmit kërkojmë nga qeveria që të gjendet një formulë për të rishikuar mundësinë e ndihmës për këto sipërmarrje, për të cilën sugjerojmë që të subvencionohen ose të përjashtohen nga tarifat e reja të energjisë deri në shtator të këtij viti, në mënyrë që të kenë mundësi të respektojnë kontratat e lidhura me operatorët e huaj, të cilët nuk mundet në asnjë mënyrë që të bëjnë rritje të çmimeve, pasi çmimet e paketave janë të fiksuara që më parë në katalogjet e tyre dhe të publikuara kohë më parë dhe përveç kësaj një pjesë e madhe e paketave të ofruara prej tyre janë shitur me early booking me çmimin e publikuar.

Unioni Turistik, sipas kryetarit Kasa, kërkon zbritjen e pragut të TVSH, 6%, për të gjitha hallkat e turizmit.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Kasa: Kërkojmë përjashtimin e tarifave të reja të energjisë, ndikim me pasoja të rënda për turizmin (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.