MC Networking

Legalizimi i kanabisit/ Karamuço: Nga prodhimi për arsye mjekësore, do të kalojmë tek ai masiv (VIDEO)

Ervin Karamuço në studion e lajmeve në ‘MCN Live’ teksa ka komentuar lidhur me lejimin e kultivimit të kanabisit për arsye mjekësore deklaroi se për të tilla ide ekziston një ligj dhe qytetarët nuk kanë pse të pyeten.

Sipas tij kjo do të çojë në tendencën e rritjes së prodhimit të kanabisit, ndërsa theksoi se ky prodhim do të nisë si fillim nga pikëpamja mjekësore por më pas do shtoj prodhimin masiv të tij.

Unë duke njohur mirë ligjet di të them që nxitja linçimi i disa ideve ka një ligj ai konsultimit publik dhe kjo nuk bëhet me anketim. Nëse këto janë për arsye mjekësore nuk ka pse të pyetet qytetari. Dje dëgjova dhe kryetarin e bashkisë që tha mund të dënojmë një njeri për një cigare hashashi, kjo nuk mund të ndodh sepse nuk mund ta pësoj një njeri me dy cigare njësoj me atë që merret me kultivim dhe trafikim të saj.

Qytetari nuk di të shprehet për kanabisin për aq kohë sa nuk do të jetë në tregun e lirë. Nuk ka nevojë për tu pyetur qytetarët dhe sa herë kemi hapur të tilla debate është rritur mbjellja e kanabisit. Ne kemi një problem me prodhimin e kanabisit kjo do të shtoj përdorimin ilegal të saj sepse përdorimi për mjekësinë është paradhoma për të arritur te prodhimi masiv. Problemi është a do avancojmë ne në një përdorim masiv, do fillojmë ta prodhojmë në pikëpamjen mjekësore dhe pastaj do kalojmë tek ajo masive duke u futur deri te ushqimet.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Legalizimi i kanabisit/ Karamuço: Nga prodhimi për arsye mjekësore, do të kalojmë tek ai masiv (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.