MC Networking

Krimi i organizuar/ Gjokutaj: Kam informacione se ka të implikuar edhe prokuror të SPAK (VIDEO)

Ngjarjet e fundit kriminale në vend dhe jo vetëm ishin në fokus të diskutimeve në emisionin e sotëm në “MCN live”.

Mënyrat e ndryshme për të parandaluar krimin e organizuar në vend, nga vet forca e shtetit, nuk kanë rezultuar gjithaq efektive, është shprehur avokati Genc Gjokutaj.

Sipas tij, qarkullojnë informacione, se vet brenda SPAK, ka njerëz të implikuar më krimin e organizuar, të cilët po hetohen.

“Pa dashur të abuzoj me askënd, por sa i takon reformës në Drejtësi, kam informacione se vet brenda SPAK ka njerëz të implikuar në krimin e organizuar. Këto informacione që po qarkullojnë dhe unë kam detaje, për persona dhe detaje, këto pritet të hetohen, dhe poqese rezultojnë të jenë të vërteta këto, kjo pastaj po që do të jetë ulëritëse dhe mund të shkaktoj termet në besimin që u krijua te SPAK.

Pra çështja është duke u hetuar, jam avokat dhe s’do të doja që ndodhin këto historira me njerëzit e ligjit, porse ja që këto trafiqe janë kontaminuar deri në nivele më të larta të shtetit.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top