MC Networking

Kontrollet tatimore, Tomorri: Presion për t’i imponuar Dukës largimin nga FSHF-ja

Kontrollet në bizneset e familjes Duka, gazetari i ekonomisë në MCN TV, Klodian Tomorri, i sheh si presion për shkak të përplasjes së maxhorancës me kreun e FSHF-së. Në studion e lajmeve, Tomorri tha se për ta larguar Armando Dukën nga FSHF-ja, maxhoranca po përdor të gjitha mekanizmat që ka në dorë.   

Kontroll në formë presioni. Pala politike që ka pushtetin i vihet një sipërmarrësi për të bërë presion, me qëllim t’i imponohet zotit Duka të largohet nga FSHF-ja. Duan ta marrin edhe këtë kala dhe mesa duket maxhoranca po shfrytëzon mekanizmat për të arritur këtë qëllim.

Mungesën e një reagimi nga komuniteti i biznesit, Tomorri e argumenton me frikën për t’u rreshtuar kundër maxhorancës.

Për shkak se është qeveria në konflikt. Zoti Veliaj është një lojtar i fortë. Asnjë nga përfaqësuesit e bizneseve nuk do të donte të dilte kundër zotit Veliaj apo maxhorancës. Nuk ka asnjë të keqe në kontrollet e bizneseve nga tatimet. Por nëse këto kontrolle përdoren për shantazh, këtu humbasin të gjithë. Kontrollet selektive janë gjithmonë akte të shëmtuara. Nuk e di heshtjen e biznesit po mendoj se arsyeja kryesore është se nuk duan të rreshtohen kundër zotit Veliaj.

Tomorri thotë se nuk është rastësi fakti që hetimet ndaj Dukës nisin pikërisht në këtë moment.

Nëse zoti Duka siç pretendohet është përfshirë në pastrim parash, pse u le hetimi për këtë moment. E gjitha kjo duket se mban erë. Nuk është rastësi, është presion për të larguar Dukën me qëllim që maxhoranca të vërë nën kontroll FSHF-në. Ka njerëz që edhe më parë e kanë akuzuar Dukën për abuzime me fondet apo përfshirje në trukime ndeshjesh. Por ka mënyra të tjera si procedohet. Nuk mund të procedohet me presion dhe shantazh.  

 

 

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Kontrollet tatimore, Tomorri: Presion për t’i imponuar Dukës largimin nga FSHF-ja | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.