MC Networking

Greqia shtyn masat anti-COVID për shqiptarët deri më 7 shkurt

Greqia ka shtyrë masat aktuale anti-Covid deri më datë 7 shkurt 2022. Të gjithë shqiptarët që udhëtojnë drejt shtetit grek, pavarësisht nëse janë të vaksinuar ose të diagnostikuar me koronavirus, janë të detyruar të paraqesin testin negativ PCR të 72 orëve të fundit ose test të shpejtë antigjenik 24 orë para udhëtimit.

Sakaq, të gjithë udhëtarët që hyjnë në Greqi duhet të plotësojnë formularin elektronik PFL (Passenger LocatorForm), në adresën elektronike https://travel.gov.gr, me të dhënat e tyre të kontaktit në Greqi, përpara mbërritjes. Këto masa vlejnë për të rriturit dhe fëmijët mbi 5 vjeç, pavarësisht nga vaksinimi.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Greqia ka shtyrë masat aktuale anti-Covid deri më datë 7 shkurt 2022.

Të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Greqisë, pavarësisht kombësisë, pavarësisht nëse janë të vaksinuar ose kanë qenë të diagnostikuar me COVID-19, janë të detyruar të paraqesin:

-Test negativ PCR, kryer brenda 72 orëve, përpara udhëtimit ose Test të shpejtë antigjenik, kryer brenda 24 orëve para udhëtimit.

-Të gjithë udhëtarët që hyjnë në territorin e Republikës së Greqisë, duhet të plotësojnë formularin elektronik PLF (Passenger LocatorForm), në adresën elektronike   https://travel.gov.gr, me të dhënat e tyre të kontaktit në Greqi, përpara mbërritjes.

-Masa vlen për të rriturit dhe fëmijët mbi 5 vjeç, pavarësisht nga vaksinimi.

Pikat kufitare të Kakavisë, Kapshticës dhe Qafbotës funksionojnë gjatë 24 orëve. Pika kufitare e Tre Urave funksionon nga ora 08:00 deri në orën 20:00”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Greqia shtyn masat anti-COVID për shqiptarët deri më 7 shkurt | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.