MC Networking

Referendumi i Serbisë/ Hoxhaj: Kundër kushtetutës së Kosovës, në asnjë vend në botë nuk mbahet referendum për një shtet në shtetin tjetër (VIDEO)

Të dielën, më 16 janar 2022, në Serbi, organizohet referendumi, ku qytetarët do të deklarohen me “po” apo “jo” për një pyetje: “A jeni për konfirmimin e aktit për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Serbisë?” Qeveria e Kosovës duket e vendosur që të mos lejojë mbajtjen e referendumit të Serbisë në territorin e  Kosovës.

Lidhur me këtë temë, përmes një lidhje të drejtpërdrejtë me skype, për edicionin e lajmeve në MCN TV,Enver Hoxhaj, ish-zëvendëskryeministër dhe ish-ministër i jashtëm i Kosovës, u shpreh se ky është një referendum kundër Kushtetutës së Kosovës.

“Referendumi mund të cilësohet si antikushtetues për Kosovën. Situata e referendumit është diçka tjetër dhe kjo do të ishte lëndim i integritetit territorial të shtetit të Kosovës.

Duket se çështja e organizimit të referendumit të Serbisë në Kosovë është bërë arsyeja e përplasjes së dytë të hapur në mes të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit dhe shefit të Politikës së Jashtme të Përbashkët të Sigurisë së BE-së, Josef Borell.

Nisur nga kjo, sipas Hoxhaj, kryeministri Albin Kurti, duhet ta marrë seriozisht çështjen e dialogut, sepse është në interes të vendit.

“Mendoj se Kurti duhet të marrë seriozisht çështjen e e dialogut sepse është në interes nëse anëtarësohemi në OKB, prandaj edhe Borell edhe BE duhet të shihet si një aleat. Por çështja e referendumit për ta ndryshuar kushtetutën kur në preambulë përmendet Kosova, partnerët tanë duhet të kenë qëndrim për pozitën e Kurtit. Për më shumë një referendum i tillë kundërshtohet edhe nga partitë opozitare në Serbi.

Hoxhaj, si një politikan më eksperiencë, pohon se nuk vend në BE dhe jashtë saj, që referendumet për ndryshimet ligjore të një shteti të mbahen në një shtet tjetër.

“Absolutisht jo, nuk njoh ndonjë shtet në politikën e jashtme, nuk njoh asnjë shembull evropian, por edhe jashtë saj, që të mbahet referendum në një shtet tjetër për ndryshimet kushtetuese të një shteti tjetër.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top