MC Networking

Qeveria kënd emulacioni për bashkitë, Kikia: Këto janë pallavra e mentalitete komuniste, kush ndot ndërshkohet

Këndin e emulacionit, nga më i miri tek i keqi analisti Mentor Kikia e cilësoi si mentalitet komunist. Në një intervistë për MCN TV, Kikia u shpreh se

Analisti Mentor Kikia shteti duhet të funksionojë në bazë të ligjeve dhe se kush ndot duhet të ndërshkohet. Sipas tij ajo që duhet bërë është të prodhohen politika për të penguar ndotjen dhe për të investuar në menaxhimin e mbetjeve dhe jo të bëhet show televiziv.  

Intervista:

Z. Kikia, Kumbaro, ka nisur mësymja kundër mbetjeve anembanë vendit. Nuk është hera e parë në të vërtetë që shohim titullarë ministrish që marri rolin e aktivistit të korpusit të paqes. Pastrohet një vend me aksione apo vrull si ai i pastrimit të dikurshëm të shtëpive për Vitin e Ri?

Kikia: Shqipëria ka nevojë të pastrohet dhe çdo lëvizje është e mirëpritur. Unë jam një nga aktivistët që pastrojmë për ditë me radhe brigjet e vendit. Nuk mund të bëjmë më shumë se kaq, por këtë gjë ka nisur të bëjë dhe qeveria. Është një gjë e mrekullueshme kur e shikon në sipërfaqe, por Shqipëria nuk pastrohet duke u pastruar, Shqipëria pastrohet duke mos u ndotur. Ajo që duhet bërë është të prodhohen politika për të penguar ndotjen dhe për të investuar në menaxhimin e mbetjeve.

Qeveria do bëjë këndin e emulacionit, nga më i miri tek i keqi. Janë forma të përshtatshme këto lloj ndërhyrjesh dhe vlerësimi?

Kikia: Këto janë pallavra dhe mentalitete komuniste. Nuk ka të dalluar të shëmtuar, ka ligj. Çdo bashki është përgjegjëse për territorin e vet, por kanë kosha të ndryshkur e të shpuar dhe nuk kanë vend ku ti çojnë. Mund ti marrin dhe ti derdhin në lumë që është akoma më e keqe.

Pyes sepse mbi çmimin "bashkia më e pistë" p.sh krijohen edhe stigma për të mos folur për dëmin ekonomik...

Kikia: Këto janë për të bërë show në media. Ka ligj kush ndot ndërshkohet. Mbahet përgjegjësi me votë, nuk ka fletërrufe dhe fletë nderi.

Si mundet që të kemi nga njëra anë miliona euro për inceneratorët dhe nga ana tjetër një Shqipëri po aq të papastër?

Kikia: Ka një mospërputhje mes asaj që thuhet se duhet të bëjmë dhe asaj që bëjmë. Ne nuk mund të quhemi vend i ndotur por vend i pistë. Sepse ne i hedhim mbetjet gjithëkund. Ka dy strategji të miratuara mbi bazën e menaxhimit të mbetjeve. Ishte vënë kusht në 2011 që të ndaheshin mbetjet, por nuk u bë asnjë ditë të vetme. U tentua në Tiranë në darkë vinte makina i mblidhte në të njëjtin vend, një komedi. Vendet nordike e kanë me hallka, mos ndot, riciklo dhe hallka e 5-të është djegia.

Megjithatë zgjidhja nuk është e lehtë. P.sh Korfuzi përballë është shndërruar në zonë problematike.

Kikia: Është problem global por ne nuk kemi gjetur rrugën ku duhet të shkojmë.

Pak politike. Një kompleks kullash te selia e PD. Ju befason si lajm, e besoni?

Kikia: Është çështje plehrash gjithandej. Qeveritë janë marrë me kulla dhe nuk më befason informacioni. Nuk e kisha besuar që gjithë kjo luftë ishte për parime. Këtu nuk është luftë për demokraci por është planifikuar që aty të ngrihet një kompleks. Me këtë pësoi një goditje tjetër të rëndë politika. Kjo na bën të kuptojmë se sa të pashpresë jemi për të parë një të nesërme ndryshe.  

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top