MC Networking

Protesta në PD, Meta: E dini dobësinë time për doktorin, por protesta duhej të ishte paqësore  

Kreu i shtetit u pyet për protestën e 8 janarit në selinë blu, në një konferencë shtypi sot në mesditë. Meta dënoi çdo incident të dhunshëm si nga brenda edhe nga jashtë selisë. Meta kritikoi Berishën për mosmbajtjen e mbështetësve nën kontroll, ndërkohë që nga ana tjetër ka pasur pritshmëri për dhunë, në mënyrë që të gjenerohen spekulime.  

Nuk mendoj se është problem Basha-Berisha. Është përpjekje për ta banalizuar. Është problem i shkatërrimit të llogaridhënies edhe brenda opozitës dhe vetë PD-së. Unë dhashë dorëheqjen nga posti i kryeministrit për një zgjidhje politike për probleme të shkaktuara nga Nano.

Basha është zgjedhur sepse ka pasur përkrahjen e Berishës dhe të tjerëve. Tani këta ia heqin përkrahjen, por edhe e vënë në pikëpyetje legjitimitetin e tij. Është detyra e Bashës të rivendosë legjitimitetin. A tha nuk duhet të ketë Kuvend? Nuk vuri në rendin e ditës as çështjen e vetëbesimit të tij?

Çfarë janë këta këmishëzinj? Kjo është e ardhmja? Absolutisht jo. Ju e dini dobësinë time për doktorin, por po dole në krye të revolucionit duhet ta drejtosh në çdo sekondë. Duhet ta organizosh nga fillimi deri në fund në mënyrë paqësore. Ti e di shumë mirë se çdo gjë bëhet për një fotografi dhune dhe me të pastaj spekulohet. Kjo është histori e vjetër. Vetëm vendi i përplasjes ka ndryshuar. Dënoj jo vetëm forcën si mjet për të marrë një godinë, por edhe si mjet për të mbajtur një godinë.  

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Protesta në PD, Meta: E dini dobësinë time për doktorin, por protesta duhej të ishte paqësore   | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.