MC Networking

Menaxhimi i mbetjeve, Kumbaro: Bashkëpunoni duke denoncuar krimin mjedisor (VIDEO)

Ndotja mjedisore, sidomos ajo e zonave turistike, është përgjegjësi e të gjithëve. Nga Saranda, përmes një lidhjeje Skype, ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, tha se aksioni për pastrimin e territorit është shtrirë në të gjithë vendin, por rezultatet nuk mund të mbahen nëse të gjithë nuk bashkëpunojnë. Kumbaro bëri thirrje për denoncimin e depozitimeve të paligjshme të mbetjeve.

Nisur nga përvoja e vitit 2021, ku konstatuam se kemi pasur defekte në menaxhimin e mbetjeve, ne kemi nisur aksionin dhe fushatat në të gjitha bashkitë, të ndihmuar edhe nga forca të ushtrisë. Po përballemi me sjelljen e papërgjegjshme të qytetarëve përditë, por edhe me një keqmenaxhim 30-vjeçar. Puna e bërë në këta muaj ka treguar se një menaxhim dhe përqendrim i forcave po jep rezultat. Ato që ishin venddepozitime të mbetjeve, sot po bëhen vend për mbjelljen e pemëve. Javës që vjen, Syri i Kaltër do të shpallet park natyror në një sipërfaqe shumë më të madhe seç ka qenë. Nuk ka asnjë bashki 100% perferkte.

Një pjesë e Ministrisë së Mjedisit ka qenë në Malësinë e Madhe, ku kemi konstatuar probleme në parkun e Razmës. Ka pasur probleme në territorin e rrugës në Fushë-Krujë. Nëse ne të gjithë reagojmë, duhet të jemi bashkëpunues për të denoncuar krimin mjedisor. Në aplikacionin e denconcimit digjital kemi krimin mjedisor, bëj thirrje që të përdoret.  

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Menaxhimi i mbetjeve, Kumbaro: Bashkëpunoni duke denoncuar krimin mjedisor (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.