MC Networking

Covid-19 gjatë 24 orëve/ Rritet numri i të infektuarve, 7 viktima

Numri i të infektuarve me Covid-19 në vendin tonë vijon të rritet dita-ditës. Gjatë 25 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 7626 testime të kryera, rezultuan pozitivë 2178 persona.

Aktualisht në të gjithë vendin janë 19,131 pacientë aktivë me Covid-19. Në spitalet COVID janë të shtruar 134 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 824 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 206,384 që nga fillimi i epidemisë.

Kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 2179 qytetarë, në këto bashki: 1120 në Tiranë, 118 në Durrës, 93 në Shkodër, 89 në Elbasan, 65 në Gjirokastër, 60 në Vlorë, 59 në Fier, 44 në Lushnje, 40 në Berat, 38 në Sarandë, 36 në Kamëz, 35 në Kurbin, nga 24 qytetarë në Krujë, Mat, 23 në Korçë, 19 në Tepelenë, nga 18 qytetarë në Pogradec, Vorë, nga 17 qytetarë në Lezhë, Devoll, 16 në Gramsh, nga 14 qytetarë në Kavajë, Skrapar, 13 në Mallakastër, 12 në Dibër, 10 në Librazhd, nga 9 qytetarë në Kuçovë, Malësi e Madhe, nga 8 qytetarë në Mirditë, Divjakë, Cerrik, nga 7 qytetarë në Prrenjas, Belsh, Himarë, Shijak, nga 6 qytetarë në Kukës, Patos, Selenicë, Përmet, nga 5 qytetarë në Peqin, Tropojë, Pukë, Vau i Dejës, nga 4 qytetarë në Has, Kolonjë, nga 3 qytetarë në Memaliaj, Këlcyrë, Delvinë, nga 2 qytetarë në Roskovec, Finiq, Maliq, Dimal, Poliçan, nga 1 qytetar në Konispol, Klos.

Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka shtatë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare 43 vjeçe nga Lushnja, tre qytetarë nga Tirana të moshave 50-71 vjeç, një qytetar nga Saranda 74 vjeç, një qytetar nga Mallakastër 77 vjeç, një qytetare nga Durrësi 82 vjeçe.

Statistika (14 Janar 2022)

Raste të reja ditore 2179

Të shëruar në 24 orë 824

Të shtruar në spitale 134

Humbje jete në 24 orë 7

Testime ditore 7626

Testime totale 1,564,562

Raste pozitive 228,777

Raste të shëruara 206,384

Raste Aktive 19,131

Humbje jete 3,262

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 9495

Durrës 1537

Fier 1436

Elbasan 1385

Vlorë 1125

Shkodër 1137

Gjirokastër 833

Berat 618

Lezhë 593

Korçë 551

Dibër 252

Kukës 169

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Covid-19 gjatë 24 orëve/ Rritet numri i të infektuarve, 7 viktima | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.