MC Networking

8 janari/ Çipa: Duhet seriozitet në hetimin e çështjes, utopi dhënia e dorëheqjes nga të dyja palët (VIDEO)

Gazetari Aleksandër Çipa në studion e lajmeve në ‘MCN Live’ teksa ka komentuar situatën në Partinë Demokratike dhe konkretisht thirrjen e Berishës dhe Bashën në Prokurori mbledhur me 8 janarin, u shpreh se kjo çështje kërkon një seriozitet hetimi.

Çipa tha se premisa për ndarje e PD është më e madhe edhe pse është e dhimbshme dhe se të dyja palët nuk po llogarisin rezultatin e së nesërmes. Sipas tij një mundësi për dhënie e dorëheqjes nga të dyja palët shihet si një utopi, ndërsa shtoi se sjellja mes tyre është shumë e agravuar.

Mendoj se kriza e brendshme e PD është nja kazus e brendshme që mund qtë rikthejë ripolitizimin e organit prokurorisë në Shqipëri. Historia e tranzicionit postkomunizmit ka qenë një periudhë kohore e dhimbshme sa i përket politizimit të institucionalizimit dhe kryesisht drejtësinë. Objektiviteti ka të gjitha mundësitë për ta evituar këtë ripolitizim ku kemi një krizë dhe për të realizuar këtë gjë nevojitet një seriozitet në hetimin e procesit, dhe në mënyrë të veçantë te sjellja që ato kryesisht, vetë prokurorët e çështjet duhet të kenë në raport me çështjen. Mendoj se në ditët e ardhshme do ketë sërish zhvillime, takimi me prokurorinë i Berishës ditën e djeshme mund të përsëritet, ai mund të rithirret sërish dhe ndjej që shumica e reporterëve tanë s’kanë mundur të nxjerrin asgjë nga ai takim gati dy orësh. Cilësia e tij ka qenë si person në dijeni por varet për çfarë është raportuar.

Është e vështirë të profetizojmë se deri ku do shkojë, të dyja kahet ecin drejt kahut të antagonizmit të thelluar dhe për rrjedhojë depërton faktori i lujalitetit politik mes palëve. Premisa për ndarje e PD është më e madhe edhe pse është e dhimbshme dhe të dyja palët s’po llogarisin rezultatin e së nesërmes. Berisha mbart një ngërç sepse është rikthim me pretendim për postin e kryetarit të PD, dhe nga ana tjetër grupi rithemelimit do të duhet të tononte këtë përpjekje dhe të mos vendoste në epiqendër portagonizmin e Berishës. un ë shoh se këmbëngulje të Berishës kjo do pasohet me një proces juridik, por ka dhe një presion institucional nga SHBA në Shqipëri. Është e vështirë të pranohet opsioni i dorëheqjes së të dyve më duket utopike, në pikëpamjen reale është një pamundësi. Basha do vazhdoj tkurrjen në raport me anëtarësinë. Ngjarjet e ndodhura në datën 8 janar ishin më të pazakontat e ndodhura në histori në raport me publikun dhe dhunën. Nëse do kishim një hetim, dhuna mes dy palëve që deri dje i takonin një familje është një kazus për vetë trajtimin që do i bëjë drejtësia në vend.

I pyetur nëse jemi në kohën e krijimit të një force të re, Cipa nuk e sheh të mundur, ndërsa shtoi se Berisha është duke shfrytëzuar bastionet ku e di se ka mbështetje, ndërsa Basha po projekton një formulë të re komunikimi me bazën.

Nisur nga niveli i lartë i frustimit që karakterizon dy palët nuk besoj se do kemi mundësi për një forcë të re, premisat janë mohuese të kësaj mundësie. Nuk kemi përvojë të bashkëjetesës në fraksione ky mund të jetë rasti i parë. Por dhe duke parë faktin se po vijohet në mënyrë agravuese, Berisha shkon në Shkodër se e di që aty ka një bastion politik të tij dhe kërkon ta shfrytëzojë duke thënë se ka peshën, Basha do të projektoj nga sa gjykoj unë se do të gjejë një formulë tjetër komunikimi me bazën pa bujë siç e bën Berisha. Kjo në fakt është e rafinuar hollë- hollë.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
8 janari/ Çipa: Duhet seriozitet në hetimin e çështjes, utopi dhënia e dorëheqjes nga të dyja palët (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.