MC Networking

Atentat ish-kryetarit të Komunës Velipojë (VIDEO)

Vendi ku ndodhi ngjarja

Ish-kryetari i Komunës së Velipojës është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme. Sipas burimeve nga policia, i plagoosur ka mbetur shtetasi Pashko Ujka.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Shkodrës, në afërsi të Kishës Ortodokse.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, ndërsa janë ngritur postblloqe për kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:15, në  lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi P. U., 64 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur  menjëherë shërbimet e Policisë  dhe vijon krehja e  zonës  me qëllim kapjen e autorit.

 Grupi hetimor  nën drejtimin e Prokurorisë po  vijon punën për  sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.

Kush është Pashko Ujka?

Pashko Ujka ka shërbyer si deputet në disa legjislacione. Në vitet 2005-2009, Ujka shkoi nga Partia Aleanca Demokratike te Partia Demokristiane e Nard Ndokës ku mbajti për disa kohë postin e kreut të grupit parlamentar. Në vitin 2009 ai u shkarkua nga Nard Ndoka lidhur me mënyrën e votimit dhe pas përçarjes së partisë. Ujka ka drejtuar komunën e Velipojës për një mandat në vitet 2011- 2015 nën siglën e PS-së, ndërkohë që ka qenë dhe në krye të ekipit sportiv “Ada”. Ai ka qenë shënjestër e atentateve dhe dy herë të tjera.

Velipojë, hetim taksës në plazh

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Atentat ish-kryetarit të Komunës Velipojë (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.