MC Networking

“Akademia e Albanologjisë duhet reformuar”, Nano: Nuk shoh përpjekje për distancim nga komunizmi (VIDEO)

Ditët e fundit në Tiranë u zhvillua një konferencë e studimeve albanologjike, ku disa zëra kërkuan dekomunistizimin e akademisë.

Lidhur me këtë çështje, analisti Mustafa Nano në lidhje “skype” në edicionin e lajmeve në MCN TV deklaroi se e sheh të arsyeshme një reformim të saj, pasi siç ai shprehet nuk sheh përpjekje akademike për distancim nga një lloj tradite e shëmtuar.

Sipas tij gjatë komunizmit gjuhëtarët nuk kishin lirinë akademike edhe pse kishin kredenciale shkencore.

“Akademia unë mendoj që duke u parë nga pozicioni që jam unë, duhet reformuar. Ndoshta dekomunistizimi është pjesë e reformimit. Nuk është keq të fillojë nga kjo, nuk e lidh vetëm me konferencën. Di që shkenca të tjera vazhdojnë të funksionojnë sikur s’ka ndodhur asgjë në Shqipëri. Kanë disa këndvështrime në një linjë me ortodoksët e Shqipërisë komuniste. Nuk shoh shumë përpjekje akademike që të distancojnë veten nga një lloj tradite e shëmtuar, sepse gjatë komuzmit kemi parë gjuhëtarë që kanë provuar që kanë pasur kredencialet shkencore, por ata nuk kishin lirinë akademike. Jam dakord me idenë e reformimit.”, u shpreh Nano.

Intervista e plotë:

1.Mori vëmendje një urim i deputetit socialist Bujar Çela me foton e ish-diktatorit Enver Hoxha, mendoni se është një provokim i orkestruar nga Rama për të mbajtur gjallë debatin mbi ithtarët e komunizimit?

Jo nuk e mendoj. Mendoj që kryeministri është antikomunist që prej 90 kur shqiptarët kanë pasur mundësi ta njohin. Besoj që kjo që ka ndodhur është frutë i vullneteve individuale.

2. Çfarë ka komuniste shoqëria shqiptare sipas Jush dhe mos është më e udhës të flitet për enverizëm sesa komunizëm?

Sigurisht, mund të flasim për enverizëm dhe komunizëm nuk bëjmë gabim. Komunizmi është provuar dhe në vende të tjera, e kam fjalën për Stalinizëm dhe ka qenë gati gjysma e Evropës që ka provuar komunizmin. Komunizmi sipas Marksit ka qenë esencë e dikturës proletariate, ka qenë lufta e klasave.

3. Ju njihni një njohës të mirë të marksizmit në Shqipëri?

Ka profesor që njohin mirë marksizmin, ka dhe djem e vajza që janë marksiste. Ata pretendojnë se ai është keqkuptuar.  Kam përshtypjen që e kanë gabim, por ata janë të formuar dhe me ata kam pasur kënaqësinë ti njohë.

4. Ndërrojmë temë. Ditët e fundit në Tiranë u zhvillua një konferencë e studimeve albanologjike. E keni ndjekur dhe cili është mendimi juaj? Ka zëra që kërkojnë dekomunistizimin e akademisë. P.sh akademiku Albert Doja është një prej tyre?

Akademia unë mendoj që duke u parë nga pozicioni që jam unë, duhet reformuar. Ndoshta dekomunistizimi është pjesë e reformimit. Nuk është keq të fillojë nga kjo, nuk e lidh vetëm me konferencën. Di që shkenca të tjera vazhdojnë të funksionojnë sikur s’ka ndodhur asgjë në Shqipëri. Kanë disa këndvështrime në një linjë me ortodoksët e Shqipërisë komuniste. Nuk shoh shumë përpjekje akademike që të distancojnë veten nga një lloj tradite e shëmtuar, sepse gjatë komuzmit kemi parë gjuhëtarë që kanë provuar që kanë pasur kredencialet shkencore, por ata nuk kishin lirinë akademike. Jam dakord me idenë e reformimit.

5. Mendoni se Tirana ka kapacitete për t’u rikthyer në qendër të albanologjisë?

Kapacitete shkencore ndoshta jo, mund të kemi albanologë më të mirë jashtë Shqipërisë. Ka shtete shqiptare dhe shtetin shqiptar që mund të lëvrojnë fonde dhe të organizojnë ..por sigurisht duke qenë se ne jemi shqiptar i ka kapacitetet për gjëra të tilla.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
“Akademia e Albanologjisë duhet reformuar”, Nano: Nuk shoh përpjekje për distancim nga komunizmi (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.