Kuvendi ka nisur seancën maratonë për shqyrtimin dhe miratimin e buxhetit të vitit 2022 dhe të paketës fiskale. Ajo ka nisur me një minutë heshtje nga deputetët për 45 viktimat e aksidenti tragjik në bullgari, të cilët ishin shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.
Gjithashtu jashtë kuvendit po zhvillohet edhe një protestë nga fermerët e Lushnjës, që kundërshtojnë paketën e re fiskale që pritet të miratohet sot për buxhetin e vitit 2022.
Teksa ata protestonin ka ardhur kryeministri Edi Rama për të hyrë në seancë dhe është takuar me ta duke marrë një përfaqësi të tyre në sallën e Kuvendit.
“Kush është përfaqësuesi juaj se nuk flas dot me të gjithë, hajdeni zgjidheni vetë. Edhe ai që ngriti 2 gishtat lart, hajde”, tha Rama.
Fermerët e Lushnjës po protestojnë ditën e sotme para Kuvendit, kundër paketës fiskale, e cila pritet që të miratohet ditën e sotme në buxhetin e vitit 2022.
“Kemi ardhur para Kuvendit për t'i përcjellë një mesazh për të mos votuar paketën fiskale, pasi i rrit taksat fermerëve. Nuk kemi pasur asnjë komunikim, po u kemi bërë një letër kryeministrit, ministrit të Bujqësisë", u shpreh Eduart Sharka kryetar i Sindikatës së Fermerëve në Lushnje.
0 Comments: