MC Networking

Apeli i Posaçëm regjistron çështjen e Tahirit, sot hidhet shorti për trupën gjykues

Çështja në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtuesit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela është regjistruar si një procedim i ri penal dhe pritet të rishqyrtohet.

Në 28 shtator të këtij vitit Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i dha një fitore procedurale ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe e gjeti të parregullt vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit.

Çështja rikthehet tek një trupë tjetër në Apel që pritet të caktohet me short ditën e sotme.

Ish-ministri Brendshëm u vu nën akuza në tetor të vitit 2017. Prokuroria e akuzoi Tahirin për trafik të narkotikëve dhe kërkoi arrestimin e tij, por shumica parlamentare socialiste e bllokoi kërkesën për arrestimin e tij. 

Në shtator 2019, Tahiri u shpall i pafajshëm për akuzat e trafikut të narkotikëve dhe grupit të strukturuar kriminal, por u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 5 vjet burg për shpërdorim detyre, dënim i cili u konvertua me 3.4 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Vendim i cili u prish nga Gjykata e Posaçme e Apelit, e cila e riktheu çështjen për rishqyrtim.

 

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Apeli i Posaçëm regjistron çështjen e Tahirit, sot hidhet shorti për trupën gjykues | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.