MC Networking

Krimet në vend/ Hazizaj: Është momenti që të flasim kundër krimit, ose të jetojmë këmbëkryq me të

Ngjarjet e fundit tragjike në vend, të cilat kanë prekur thellë logjikën dhe shpirtin e çdo shqiptari, për të ftuarin e emisionit “Arnautistan” të gazetarit Mustafa Nano, në MCN TV, aktivistin e shoqërisë civile, Altin Hazizaj, janë treguesi i qartë se shoqëria duhet t’i ulëras krimit.

 Për Hazizaj, është momenti i fundit, kur shoqëria, ose duhet të flas kundër saj, ose duhet të bashkëjetoj me të.

“Krimi në vetvete nuk dëmton vetëm një person, në rastin konkret u vra një fëmijë në mënyrë makabër, por të shikosh aty i gjithë komunitet filloi të tregoj histori të prekjes nga krimi por të mos tregimit dhe mos denoncimit të krimit, dhe kuptohet se në këto komunitetet tona, krimi është ulur këmbëkryq, dhe padyshim është ai që ndikon dhe kontrollon jetën e të gjithëve.

Ky është një momeent analize për të gjithë shoqërinë për të treguar se shiko ne ose do dalim e të flasim e të ulërasim kundër krimit, ose të vazhdojmë të jetojmë me të dhe të kemi këto pasoja që i kemi.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top