MC Networking

Fshehja e shpenzimeve të fushatës, Çani: Mosdeklarimi skandaloz, duhet reagimi i SPAK (VIDEO)

Vetëm 11 kandidat nga 1871 të regjistruar për zgjedhjet e 25 prillit kanë dorëzuar pranë KQZ raportet e shpenzimeve të fushatës elektorale.

Ndërsa sa i përket partive politike, PS dhe LSI kanë deklaruar shpenzimet për fushatën në grup dhe PD vetëm për 5 qarqe.

Këtë situatë gazetari Arjan Çani nga studio e lajmeve në MCN TV e ka cilësuar si anomali të përgjithshme dhe një situatë skandaloze, ndërsa shton se në të tilla raste duhet të ndërhyjë SPAK, pasi siç ai shprehet ky është momenti.

Të them të drejtën e kam të vështirë ti futem një llogarie të tillë. Them se ka një anomali të përgjithshme se do më dukej e çuditshme që situata të vazhdoj kështu sepse do duhej të ndërhynte SPAK këtu. Fakti që s’kanë deklaruar akoma ka dy opsione, ose janë të papërgjegjshëm, ose pastaj nuk e di duhen parë afatet ligjore. Dihet që ne jetojmë në një vend ku trafiqet janë këtu ka shumë para të padeklaruar. Duke qenë se vendi është jashtë çdolloj norme nuk të bën ndonjë përshtypje të madhe.

Është koherente për gjithë këto para të hedhura aq më tepër në kohë pandemia të shohim nëse do reagoj SPAK tani. Kujtojmë se pak ditë më parë u arrestuar Gëllçi për një tender dhe këtu SPAK veproi menjëherë. Tani këtu kjo i kalon me shumëfish paratë e Gëllçit prandaj mendoj që SPAK këtu ka mundësi për të prerë koka pa fund. Këto janë para sa herë ka fushata para që qarkullojnë bandat që punojnë për partitë politike, paratë e të fortëve. Pa këto para do ishte e vështirë të bëhej ajo masakër elektorale. Mosdeklarimi i parave sipas ligjit është skandaloze dhe mendoj se SPAK mirë apo keq duhet të ndërhyjë. Sepse përveç trafiqeve janë dhe paratë e taksapaguesve dhe kjo duhet të shqetësojë çdo qytetar.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top