MC Networking

Covid-19 në 24 orë: 508 raste të reja dhe 5 humbje jete

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 508 raste të reja dhe 5 humbje jete nga Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë bënë me dije se në spitalet COVID po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orë janë shëruar 693 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm e të shëruarve në 166,702 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në të gjithë vendin janë 6,682 pacientë aktivë me Covid-19.

Statistika (13 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 508
Të shëruar në 24 orë 693
Të shtruar në spitale 161
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 3074

Testime totale 1,246,320
Raste pozitive 176,172
Raste të shëruara 166,702
Raste Aktive 6,682
Humbje jete 2,788

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3043
Durrës 810
Fier 644
Shkodër 528
Vlorë 287
Elbasan 291
Lezhë 237
Berat 222
Gjirokastër 203
Kukës 154
Korçë 146
Dibër 117

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top