MC Networking

Bumçi: Raporti i OHDIR më kritiku në 30 vite, Basha duhet ta kishte përdorur

Demokrati Aldo Bumçi e cilësoi raportin e OHDIR për zgjedhjet e 25 prillit si më kritikun në 30 vite.

I ftuar në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, Bumçi tha se këtë raport Basha duhej të kishte kushtëzuar qeverinë, por sipas tij kryedemokrati nuk e përdori.

“Kam pasur opinion shumë të mirë, por gjykoj që në këtë moment që duhet të bëjë një hap pas. Ai e mori opozitën në kohë të vështirë dhe çdo njeri do ta kishte të vështirë të bënte opozitë. Të bësh opozitë në Shqipëri nuk është e lehtë dhe me një qeveri si kjo. Nëse Rama do kishte bërë zgjedhje si në 2005-ën apo 2013-ën opozita nuk do ishte humbëse, ose do ishte rezultat i barabartë. Demokratët e ndoqën në aksione të forta, si çadra, djegia e mandateve apo marrëveshja e 5 qershorit dhe tashmë është krijuar një krizë besimi. Ai e ka thelluar këtë. Ai tha masakra zgjedhore do jetë primare. Raporti i OHDIR është më kritiku në 30 vite. Me këtë raport duhet kushtëzuar qeveria, këtë Basha nuk e ka përdorur. Sot nuk ka më konsensus. Basha nuk turpërohet duke bërë një hap pas duke qenë pjesë e ekipit”, tha Bumçi.

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top