MC Networking

Alimehmeti: Situata pandemike drejt shndërrimit në endemi, pa valë të vërteta por me raste (VIDEO)

Situata epidemiologjikë në vend, për epidemiologun Ilir Alimehmeti, është drejt përmirësimit.

I ftuar në edicionin e lajmeve në MCN TV, Alimehmeti, shpjegoi se tashmë është më vështirë të kalkulosh për një valë të re, sepse kemi të bëjmë me shtimin e imunizimit në popullatë.

”Në shtator dhe në gusht u fol me tone alarmiste për variantin Delta, por për kalkulime në çdo valë epidimiologjike, përdoret modeli SERe, me faktin se sa janë njerëz të prekshëm, të sëmurë, llogaritjet bëhen me shifrën zyrtare, por dihet që njerëzit që e kanë kaluar më shumë dhe kur bën kalkulimin sikurse ata se kanë kaluar, atëherë del se vala na goditi më butë”.

Epidemiologu Alimehmeti, është i mendimit se situata pandemike, po shkon më shumë në ulje drejt endemisë, është një fazë dalëse, por që rastet vazhdojnë të jenë prezentë, por pa ndonjë valë të fortë.

“Tani është më vështirë të kalkulosh valë të reja, se me shtimin e imunizimit në popullatë është më vështirë. Marrim si shembull Britaninë e Madhe, e cila ka arritur shkallën e imunizimit të popullatës, kjo është situata drejt endimizimit, pa valë të vërteta, por që vazhdojnë me raste, që janë aty, që kanë nevojë për trajtim spitalor, është fazë dalëse, por është situata akoma me shumë raste. Dhe situata që kanë sot Britania, ne do të mund ta arrijmë pas dimrit”.

Pos pandemisë, tashmë kanë filluar të evidentohet dhe situata gripale në vend.

“Duke qenë se kishim një përkrahje të pranisë komunitare të koronavirusit, viruset kanë ndërveprime. Në Brazil psh, pati edhe grip sezonal edhe SarsCov2. Sivjet, mendoj se do të filloj të xhiroj, sepse koronavirusi është në ikje dhe lë hapësirë për viruse të reja, do të shohim më shumë gjatë dimrit viruse në natyrës respiratorë, më shumë te fëmijët e vegjël”.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Alimehmeti: Situata pandemike drejt shndërrimit në endemi, pa valë të vërteta por me raste (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.