MC Networking

Bejko: Lëvizja e Berishës brenda partisë është “grusht shteti”

Lëvizjen e ish-liderit Sali Berisha, i cili ka nisur takimet me bazën e PD në të gjithë vendin, Roland Bejko e ka cilësuar si “grusht shteti”.

Ai theksoi se ky veprim është i tillë për shkak se Berisha njohu zgjedhjet, njohu dhe Bashën duke thënë “kurrë mos thuaj kurrë”.

“Lëvizja e Berishës brenda partisë është grusht shteti. Është i tillë sepse Berisha i njohu zgjedhjet, njohu Bashën duke thënë kurrë mos thuaj kurrë. Ka dhe një shtresë tjetër në PD që është shtresa e të heshturve. Ata shikojnë dhe nuk reagojnë. Nëse Berisha bëhet kryetar i PD me metoda jo demokratike dhe non grata nga SHBA, unë nuk do jem pjesë e ekipit të tij. Nëse Basha do qëndrojë siç mbaj të njëjtin qëndrim si me Berishën. PD do vijojë të jetë e përçarë nëse Basha mban këtë qëndrim”, tha Bejko.  

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Bejko: Lëvizja e Berishës brenda partisë është “grusht shteti” | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.