Aksident i rëndë me pasojë 6 persona të plagosur është regjistruar në orët e para të mëbngjesit të sotëm në Burrel.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06.30, në aksin rrugor Burrel-Ulëz, në vendin e quajtur Bushkash, ku shtetasi Z. Ç., duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes së mjetit nga rruga është lënduar vetë drejtuesi i mjetit dhe 5 pasagjerë të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës.
Policia dhe Grupi hetimor vijojnë hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Rreth orës 06.30, në aksin rrugor Burrel-Ulëz, në vendin e quajtur Bushkash, shtetasi Z. Ç., duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes së mjetit nga rruga është lënduar drejtuesi i mjetit dhe 5 pasagjerë të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës. Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
0 Comments: