MC Networking

“Ku është shteti”, Ura e Zogut mbi lumin Mat rrezikon shembjen (VIDEO)

Degradimi i Urës së Zogut mbi Lumin Mat dhe mosreagimi i institucioneve shtetërore, ka ngritur në protestë aktivistët e shoqërisë civile dhe një grup të rinjsh nga Lezha dhe Kurbini.

Ata u mblodhën të dielën pranë objektit monument kulture i cili ka pësuar dëmtime të rënda gjatë këtij viti dhe rrezikon seriozisht shembjen totale.

Aktivistët e konsiderojnë të pafalshme me ndërhyrjen e shtetit për të mbrojtur Urën e Zogut, pavarësisht se është bërë dhe një peticion me 3 mijë firma të qytetarëve.

Të rinjtë protestues denoncuan edhe vijimin e shfrytëzimit pa kriter të shtratit të lumit, pavarësisht se ky shfrytëzim besohet si shkak i rrezikut që po i kanoset Urës së Zog, ndërsa kërkojnë që të merren masa të menjëhershme për shpëtimin e Urës së Zogut.

Ura e Zogut është ndërtuar në vitin 1927 dhe gëzon statusin e Monumentit të Kulturës së kategorisë së parë. Ajo është e veçantë për shkak të harqeve të saj, ndërsa në kohën e ndërtimit, ka qenë një prej rrugëve kryesore  që lidhnin Shqipërinë e Mesme me atë të Veriut.

Së fundimi të paktën një këmbë e urës u fundos dhe si shkak besohet se është shfrytëzimi pa kriter i shtratit të lumit Mat për nxjerrje inertesh.

Edhe pse prej vitesh ishte e qartë që shfrytëzimi i lumit kishte krijuar pasoja të rënda në mjedis dhe në monumentin e kulturës reagimi i institucioneve ka qenë i mefshtë dhe nuk ka ndaluar atë që specialistët e shohin si masakër.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
“Ku është shteti”, Ura e Zogut mbi lumin Mat rrezikon shembjen (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.