Janë mbyllur dy ndeshjet e Grupit D, në Euro 2020. Anglia kalon në fazën e 1/8-ve si kryesuese, teksa mposhti minimalisht Çekinë. Ishte përsëri Sterling, ai që i dha fitoren skuadrës së Southgate. Në fakt sulmuesi i Manchester City ka shënuar dy golat e vetëm të Anglisë në fazën e grupeve, duke e kualifikuar për më tej.
Ndërkohë Çekia zbret në vendin e tretë më 4 pikë. Në të njëjtën kuotë pikësh ka shkuar edhe Kroacia, që merr vendin e dytë. Këta të fundit kanë mposhtur me rezultatin 3-1 Skocinë ditën e sotme, duke marrë një fitore me shumë të rëndësishme, e cila i bën të ëndërrojnë akoma më tej.
E vetmja skuadër që nuk u kualifikua për më tej nga ky grup është Skocia, që e mbyll këtu rrugëtimin, me vetëm 1 pikë të grumbulluar, atë në barazimin ndaj Anglisë.
0 Comments: