MC Networking

Ismani pesimist për çeljen e negociatave me BE: Maqedonia e Veriut është një vend i pabazë, po pengon Shqipërinë

Sot diskutohet procesi i zgjerimit në Luksemburg në takimin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, por nuk dihet se do të ketë ndonjë vendim të rëndësishëm, për vendet që presin zyrtarizimin e fillimit të negociatave, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Analisti nga Maqedonia e Veriut, Alajdin Ismani i ftuar në studion e lajmeve të MCN TV u shpreh pesimist për çeljen e negociatave me BE. Duke u bazuar në deklaratën e ministrit të Jashtëm bullgar i cili tha se nuk do të tërhiqet vetoja për Maqedoninë e Veriut, Ismani u shpreh se janë shumë kushte të Bullgarisë mbi të cilat duhet negociuar dhe kjo siç u shpreh ai do të kërkojë kohë të gjatë. Ai po ashtu tha se fakti që Shqipëria nuk pranohet e ndarë nga Maqedonia e Veriut po përdoret si alibi për të penguar Shqipërinë.

Intervista e plotë:

Zoti Ismani, në mbledhjen e Ministrave të jashtëm të BE, Bullgaria nuk është tërhequr nga veto për Shkupin, vendim që po penalizon edhe Shqipërinë. Sa të mundur e shihni një surprizë pozitive në mbledhjen e liderëve të BE-së që zhvillohet pas dy ditësh? 

Ismani: Është një situatë për të cilën jam pesimist që në këshillin e jashtëzakonshëm të ketë një përgjigje pozitive. Duke u bazuar në deklaratën e ministrit të Jashtëm bullgar i cili tha se nuk do të tërhiqet vetoja për MV dhe duke menduar që MV ka pasur probleme të hershme me Bullgarinë janë shumë kushte e pengesa që Bullgaria kërkon dhe një ndër ta është që MV të mos përdorë termin gjuhë maqedonase sepse e gjuajnë dialekt bullgar. Kushti i dytë është që MV të pranojë origjinën bullgare sepse MV ata nuk e konsiderojnë shtet. Po ashtu ata kërkojnë që MV të tërheqë pretendimet për pakicat e MV në Bullgari. Kjo është kohë e pamjaftueshme që MV të përmbushë këto kushte.

Pse nuk pranohet ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në këtë proces? A mund të jetë edhe një presion që i bëhet Tiranës në prapaskenë nga shtete të caktuara brenda BE-së?

Ismani: Ishte edhe një deklaratë e KE ku deklaruan se gjasat janë minimale për ti dalluar veçmas MV dhe Shqipërinë. Interesi i tyre do ishte që këto vende të futeshin në bllok në BE. Nëse do kishte presion mendoj se nuk do ishte korrekte sepse do humbej besimi që kanë tek shtetet e Europës. Ata përdorin MV si alibi për të penguar Shqipërinë. Nëse i analizojmë dy vendet veç e veç, Shqipëria nuk ka probleme me fqinjësinë. MV ka statute të parregulluara dhe probleme me fqinjësinë. Mendoj se pengesa vjen nga MV. Janë problematika të njëpasnjëshme dhe nuk është kohë e mjaftueshme për ti rregulluar. MV është një vend i pabazë dhe pa identitet sepse pas shumë vitesh Greqia e bëri të ndryshojë emrin. Nëse nuk ke identitet të fortë rrezikon të mbetesh pa identitet si shtet.

Mendoni se zvarritja e mëtejshme  e hapjes së bisedimeve do të mund të humbiste besueshmërinë e opinionit publik tek BE?

Ismani: Mendoj se BE me gjithë dëshirën për ti integruar do vijë një moment që BE do të lodhet me MV. Problemi me Greqinë u zvarrit me dekada edhe ky me Bullgarinë të njëjtin kohë do marrë dhe prapë dalim tek fakti se një shtet jo stabël bën që të mos shpresosh për një të ardhme shumë të mirë.

Sa ndikon faktori shqiptar në Maqedonisë së Veriut?

Ismani: Faktori shqiptar është i rëndësishëm dhe nëse MV do ta kuptojnë rolin do ishin të gatshëm të bëshkëpunonin. Derisa të vetëdijësohet MV do të ketë shumë probleme dhe pasojat e saj pengojnë dhe Shqipërinë.

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Ismani pesimist për çeljen e negociatave me BE: Maqedonia e Veriut është një vend i pabazë, po pengon Shqipërinë | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.