MC Networking

Kush janë 210 kandidatët për hetues në BKH që kaluan testin fizik (Emrat)

Byroja Kombëtare e Hetimit ka mbyllur procesin e testimit të aftësive fizike për kandidatët hetues në këtë strukturë të hetimit.

Ishin 210 kandidatë që kaluan testin e aftësisë fizike nga 325 kandidatë gjithsej, ndërsa më 15 qershor ata do të japin testin me shkrim.

Njoftimi i BKH:

Komisioni i Përzgjedhjes në datë 10.06.2021, mbylli procesin e Testimit për Aftësitë Fizike, për kandidatët “Hetues” në Byronë Kombëtare të Hetimit. Nga 325 kandidatë pjesmarrës, u kualifikuan 210 kandidatë dhe 115 kandidatë nuk kaluan në fazën tjetër.

Për të parë listën me kandidatët e kualifikuar, shikoni listën e kandidatëve që gjendet në LINK 1, bashkëlidhur.

Për të parë listën me kandidatët që nuk kaluan në fazën tjetër, shikoni listën e kandidatëve që gjendet në LINK 2, bashkëlidhur.

Kandidatët e kualifikuar, në datën 15.06.2021, do t`i nënshtrohen Testit të Esesë me shkrim.

Testi i esesë me shkrim do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, udhëzimet mbi zhvillimin e testit gjenden në LINK 3, bashkëlidhur.

Testimi i Aftësive Fizike u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit Ndërkombëtar të Ekspertëve, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri.

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Kush janë 210 kandidatët për hetues në BKH që kaluan testin fizik (Emrat) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.