MC Networking

Vurmo: Anëtarësimi në BE mund të zgjasë edhe një dekadë

Gjergji Vurmo, nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, mendon se për Shqipërinë në qershor nuk do ketë një datë për tryezën ndërqeveritare për t’u bërë pjesë e BE-së. Ai shton se procesi i integrimit në union për Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit mund të zgjasë edhe një dekadë.

‘Nuk mund të parashikoj se kur Shqipëria do të bëhet pjesë e BE-së. Por shoh se rrugëtimi do të jetë i gjatë. Kjo edhe për shkak të BE-së që nuk është në kohrat më të mira. Mendoj se ky process mund të zgjasë deri në një dekadë,’-u shpreh Vurmo.

Më tej ai tha se shqiptarët duan të bëhen pjesë e BE-së pasi mendojnë se në këtë mënyrë do të marrin fund problemet e tyre.

‘Publiku shqiptar këto 20 vjet ka shpallur tendenca interesante për BE-në. Shqiptarët janë mbështetësit më të mëdhenj të unionit, sepse e kemi parë si zgjidhje të problemeve tona se sa një udhëtim drejt tyre. Në këtë kontekst herë pas here ka patur disa luhatje, sepse disa herë vërehet një lloj lodhje.

Klima politike nuk e ndihmon anëtarsimin. Sa më konfliktuale të jetë aq më shumë do të zgjasë ky proces. Ekziston një skenar i ndarjes për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por mendoj se është e gabuar, pasi nuk është arsye parimore. Edhe ne nuk na leverdis një ndarje. Nuk e besoj se në qershor do kemi një datë për në BE-në, një tavolinë ndërqeveritare,’-deklaroi ai.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Vurmo: Anëtarësimi në BE mund të zgjasë edhe një dekadë | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.