MC Networking

Papa Gjon Pali II, 40 vjet nga atentati që mbetet ende i veshur me mister  

Një ngjarje që ndodhi para fotografëve, të cilët e përcollën përmes fotove nëpër gjithë botën. Papa Gjon Pali II shembet në makinën e tij, ndërsa kjo e fundit e shëtiste mes besimtarëve në sheshin “Shën Pjetër”. Dikush nga turma kishte qëlluar dy herë dhe si pasojë Papa u dërgua në spital në gjendje të rëndë. Ishte 13 maji i vitit 1981.

Njeriu që qëlloi mbi Atin e Shenjtë ishte turku Ali Agça. Por kush ishin porositësit? Cili ishte qëllimi i këtij sulmi? Dyzet vjet më vonë, sulmi ndaj Karol Vojtilës mbetet ende i pazbardhur plotësisht.

Mes vuajtjesh të mëdha, Papa i mbijetoi atij sulmi dhe falënderoi Zotin. "Një dorë e shkrepi, një dorë tjetër e devijoi plumbin" , tha papa polak. Mjekët e Poliklinikës Gemelli ku ai u transportua nuk besuan se Papa Gjon Pali II mund të shpëtohej. "Të njëjtët mjekë që kryen operacionin, para së gjithash Profesor Francesco Crucitti, më pranuan – ka treguar së fundmi kardinali Stanislaë Dziwisz, sekretari historik Vojtilës  - se e morën përsipër pa besuar se do ta mbijetonte". Mjeku personal i Papës, dr. Renato Buzzonetti, në ato momente tragjike i kërkoi Dziwisz t'i jepte Papës bekimin e të sëmurëve. Operacioni zgjati gati pesë orë e gjysmë. Ishte i suksesshëm. Papa ishte ia doli.

Menjëherë pas sulmit në Sheshin e Shën Pjetrit, Mehmet Ali Agça, i riu turk që qëlloi Papën, u arrestua dhe arma që ai përdori, një Broëning, u sekuestrua.

Pyetja se kush qëndronte pas sulmit u ngrit ndërkohë që Papa Gjon Pali II ishte ende midis jetës dhe vdekjes. Dukej e pagjasë që "Ujqërit Gri", organizata terroriste turke me bazë në Bullgari, pjesë e së cilës ishte Ali Agça, të mund ta organizonte vetë një sipërmarrje të tillë. Më 27 dhjetor 1983, Papa Vojtila do të shkonte në burgun romak të Rebibbias, për të vizituar dhe për ta falur atentatorin e tij. Ali Agça përgjatë viteve të tëra gjykimi ka dhënë versionet e tij të shumta, shpesh kontradiktore dhe të pamundura për të ngatërruar opinionin publik sa më shumë që të jetë e mundur. Hetimet ndoqën drejtime të ndryshme, por 40 vjet pas këtij sulmi ende nuk ka një të vërtetë të sigurt. Me siguri, Vojtila nuk i leverdiste Evropës Lindore të lidhur ngushtë me Bashkimin Sovjetik. Por provat në këtë drejtim nuk janë gjetur kurrë.

Ajo që ka mbetur nga ajo ditë është veshja e Atit të Shenjtë e përgjakur  dhe e shpuar nga plumbat. Ajo ruhet në kishën e Institutit të Bijave të Bamirësisë, në Boccea, në periferi të Romës. Relikja mbijetoi falë shpejtësisë së një infermiereje që ishte në sallën e operacionit dhe e mori nga ku ishte hedhur në mënyrë të shkujdesur. Anna Stanghellini vdiq në 2004, pasi e kishte mbajtur atë veshje 'të çmuar' në dollapin e saj për disa kohë. Në vitin 2000, viti i Jubileut të Madh, ajo ua dha motrave, me të cilat kishte punuar për disa kohë. Ajo kishte zgjedhur një rrugë tjetër nga ajo e manastirit, por mbeti shumë e lidhur me murgeshat me të cilat zgjodhi të jetonte vitet e fundit të jetës.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Papa Gjon Pali II, 40 vjet nga atentati që mbetet ende i veshur me mister   | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.