MC Networking

Rezultati i zgjedhjeve mësohet më 26 Prill/ Celibashi: Do të jetë vetëm për ZAZ 40 në Tiranë

 Në mbledhjen e sotme të Komisionit Rregullator u vendos që rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit, do të shpallet jo më vonë se ora 08:00 e mëngjesit të ditës së nesërme, pra me 26 prill.

“Komisioni Rregullator vendosi që rezultati për KZAZ nr. 40, ku do te implementohet projekti pilot i numerimit dhe votimit elektronik të shpallet në orën 8 të ditës pasardhëse të ditës së votimit. Ky orar nuk ka të bëjë me të gjitha KZAZ-të në vend”, thanë përfaqësuesit e KQZ.

Megjithëkëtë, u aludua se publikimi i rezultatit të zgjedhjeve, ka të bëj më të gjitha KZAZ në vend. Lidhur me këtë, kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka sqaruar sot vendimin e djeshëm të Komisionit Rregullator për orarin e shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit.

Celibashi bën të ditur se orari 08:00 i datës 26 Prill për shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve do të jetë vetëm për ZAZ 40 në Tiranë, ku do të zbatohet dhe projekti pilot i votimit dhe numërimit elektronik.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Rezultati i zgjedhjeve mësohet më 26 Prill/ Celibashi: Do të jetë vetëm për ZAZ 40 në Tiranë | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.