MC Networking

Mediumi slloven publikon letrën për ndarje të Bosnjës dhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

Që nga e hëna, ka pasur spekulime në Slloveni, Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë nëse Kryeministri slloven Janez Jansa dërgoi vërtet një dokument diplomatik jozyrtar në Bruksel, i cili flet për një ristrukturim të ri të kufijve në shtetet e Ish Jugosllavisë. Por, askush deri më tani nuk e ka konfirmuar zyrtarisht që presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Charles Michel e ka pranuar një dokument të tillë nga Sllovenia zyrtare.

Mediumi slloven Necenzurirano.si, ka publikuar sot këtë dokument, që sipas tyre është dokument diplomatik jozyrtar që flet për ridefinim të kufijve në Ballkan, konkretisht shpërbërjen e Bosnje e Hercegovinës, aneksimin e Republikës Serbe nga Serbia dhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Tek pjesa e dokumentit jozyrtar ku flitet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë përmendet se në Kosovë 95% e popullatës dëshirojnë të bashkohen me Shqipërinë dhe se situatë e ngjashme është edhe në Shqipëri.

“1.) Bashkimi i Kosovës dhe i Shqipërisë. “Në Kosovë, 95 përqind e popullsisë dëshiron të bashkohet me kombin vendas shqiptar të Shqipërisë. Situata është e ngjashme në Shqipëri. Kufiri midis Shqipërisë (një anëtar i NATO-s) dhe Kosovës është praktikisht inekzistent. Pjesa Serbe e Kosovës do të marrë status special, duke ndjekur shembullin e Tirolit të Jugut. Është një provincë autonome në Italinë veriore, ku shumica e popullsisë është gjermanishtfolëse”, thuhet në dokument.

2) Bashkimi i pjesës më të madhe të territorit të “Republikës Serbe” me Serbinë. "Çështja kombëtare serbe mund të zgjidhet kryesisht duke aneksuar një pjesë të Republika Srpska në Serbi. Në këtë rast, Serbia është e gatshme të pajtohet me bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë," thotë dokumenti.

3) "Çështja kombëtare kroate mund të zgjidhet duke bashkuar kantonet kroate të shumicës në BiH me Kroacinë ose duke i dhënë status të veçantë pjesës kroate të BeH (duke përdorur modelin e Tirolit të Jugut)."

4) "Kjo do t'u jepte boshnjakëve një shtet të pavarur funksional dhe do të merrte përgjegjësinë e plotë për të. Në një referendum, njerëzit do të vendosnin nëse do të bashkoheshin me BE ose një të ardhme jashtë BE (duke ndjekur shembullin e Turqisë). Tani për tani, shumica dërrmuese e boshnjakëve mbështesin perspektivën e BE dhe një rritje të mprehtë të ndikimit turk dhe islamik radikal, situata mund të përkeqësohet në mënyrë drastike gjatë dekadës tjetër ", thotë dokumenti sekret slloven.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Mediumi slloven publikon letrën për ndarje të Bosnjës dhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.