MC Networking

Manastirliu: Të shtunën vijnë 40 mijë doza vaksine të AstraZeneca

Ministrja e Shëndetsisë, Ogerta Manastirliu ka lajmëruar se të shtunën Shqipëria merr 40 mijë doza të AstraZeneca.

Ajo thotë se këto doza Shqipëria i pëfiton nga instrumenti Covax.

Ndër të tjera Manastirliu thekson se deri më sot në Shqipëri mbi 200 mijë të moshuar kanë marrë një dozë të vaksinës.

Vijojmë me vaksinimin masiv të popullatës +60 vjeç. Edhe në Kamëz, kemi filluar me të sëmurët kronikë, si prioritet. Sot arrijmë mbi 200 mijë të moshuar që kanë marrë nga një dozë”, tha Manastirliu.

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë bëri me doje se ditën e sotme Shqipëria do të arrijë në kuotën e 300 mijë vaksinimeve në rang vendit, e ndërsa në fundjavë, si kurse është bërë me dije më herët, do të nisë vaksinimi i operatorëve turistik. Kjo me qëllim që të lehtësohet sezoni turistik, për të pasur një verë pa kufizime.

Sot kalojmë mbi 300,000 vaksinime të kryera dhe në fundjavë nisim vaksinimin e operatorëve turistikë”, tha Rama.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Manastirliu: Të shtunën vijnë 40 mijë doza vaksine të AstraZeneca | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.