MC Networking

Greqia hap kufijtë për turistët nga java tjetër

Pas shumë kohësh e mbyllur, Greqia ka vendosur të hapë kufijtë për turistët. Nga e hëna, 19 prill, vizitorët nga BE, SHBA, Britania, Serbia, Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nuk do të kenë karantinë të detyruar.

Udhëtarët nga këto vende do të tregojnë certifikatën e vaksinimit kundër Covid-19 ose test molekular negativ PCR të 72-orëve të fundit. Ndërkohë që do duhet të përshtaten me kushtet e lock-down të zonës përkatëse, ku do vendosen.

Udhëzimi NOTAM për fluturime ajrore të kufizuara në çështje madhore skadon më 19 prill dhe sipas informacioneve, ka gjasa të mos rinovohet në formën e deritanishme.

Fluturimet për pasagjerët që nuk detyrohen me karantinë 7-ditore, do lejohen drejt aeroporteve të Athinës, Selanikut, Iraklio, Chania, Rodhos, Kos, Mikonos, Santorini, Korfuz dhe dy pika kufitare tokësore.

“Ne gradualisht do të heqim kufizimet në fillim të javës tjetër përpara hapjes në 14 maj,” i tha Reuters një zyrtar i lartë i ministrisë së turizmit me kusht anonimiteti.

Greqia ka raportuar gjithsej që prej fillimit të pandemisë 301,103 raste dhe 9,054 vdekje deri më tani.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Greqia hap kufijtë për turistët nga java tjetër | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.