MC Networking

Grabisnin vilat në Tiranë, Gjykata lë në burg 5 të arrestuarit

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 5 të arrestuarit si pjesë e një grupi të grabitjes së banesave në Sauk dhe Liqeni i Thatë në Tiranë.

Në burg janë lënë Dorjan Lamani (Qirjazi), Klodian Çypi, Halil Topalli, Redian Begaj dhe Dajvid Dosti.

Ata u kapën në flagrancë sapo kishin grabitur një banesë tek kompleksi i vilave pas qendrës tregtare “TEG”, ku morën një shumë të konsiderueshme në euro, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë.

Grupi dyshohet se kontrollohej nga Hektor Qirjazi, i dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi, i cili u çonte anëtarëve me ”Google maps” vilat të cilat duhet të vidhnin.

Gjatë seancës asnjë nga grabitësit nuk ka folur, as duke pranuar veprat dhe as duke i mohuar ato, por kanë dëgjuar vetëm vendimin e gjykatës.

Gjatë operacionit të arrestimit të 5 grabitësve policia ka sekuestruar një armë zjarri automatik, me dy krehër dhe 123 fishekë, 17.150 euro, 2 radio marrëse-dhënëse si ato që përdor Policia e Shtetit, bizhuteri të ndryshme floriri, si unaza, vathë, ora dore, varëse, medialionë, 1 automjet tip “Ford”, si dhe pajisje të tjera që shërbejnë për hapjen e bravave dhe dyerve të blinduara.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Grabisnin vilat në Tiranë, Gjykata lë në burg 5 të arrestuarit | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.